Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë/ Rama: SHBA-BE të reflektojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë/ Rama: SHBA-BE të reflektojnë

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar SHBA-së, që të reflektojë për Gjykatën Speciale të Hagës, pasi sipas tij ka qenë një “grackë” e Rusisë.

 

Kreu i qeverisë ngriti dyshimet nëse fshihet dora e Rusisë pas gjykatës së Hagës. “A është ajo gjykatë pa asnjë dorë të Putinit dhe Moskës”, tha Rama.

 

Advertisement

Kryeministri tha se Hashim Thaçi po mbahet në burgun e Hagës pa asnjë akuzë. Rama u kërkoi liderëve perëndimorë të reflektojnë, duke hedhur poshtë pretendimet për trafikim organesh nga krerët e UÇK-së gjatë luftës.

 

“Gënjeshtër e projektuar me një strategji dhe ka pasur qëllimin për të diskredituar UCK deri në pikën e pabesueshme të ngritjes se një gjykate speciale me duart e vet të Kosovës, me mbështetjen presionin e aleatëve perëndimor dhe me rezultat të pandodhur ndonjëherë arrestimin e një presidenti ë detyrë pa akuza, mbajtjen në burg pa akuzë. Imagjinoi sikur një nga vendet që e ka mbështetur t’i kapej presidenti pa akuzë dhe ti thonin prit tani atje deri sa të dalë akuza.

 

Advertisement

Surpriza që duhet ti bëjnë të reflektojnë shumë nga SHBA të perëndimorët që janë bashkautorët e çlirimit të Kosovës, është shtëpia e verdhë dhe tribunalja. Doli një shtëpi e verdhë u mbush bota me veshka dhe mëlçi që Thaçi me Veselin e gjithë tjerët ua hiqnin nga trupi serbëve dhe i shisnin nëpër pazaret e peshkut e mishit në Europë. Tmerr i pakrahasueshëm për diskredituar një luftë çlirimtare.

 

Ka një pyetje që ne si qeveri, do bëjmë çmos që ta vendosim përballë të gjithëve, që nga Biden te Johnson te Scholz, te të gjithë tjerët me radhe duke përfshirë Macron. Unë nuk jam i dhënë pas teorive të konspiracionit dhe nuk kam qellim që këtë tepri ta kthejë në demarsh shtetëror, por këto janë të rënda dhe sa na takon ne si shqiptar, për ta merituar ne duhet të mos e pranojmë absolutisht këtë thashë me ata që janë në Hagë dhe UCK.

 

Advertisement

Le të bëjë gjyq patjetër, me fakte e prova, ne nuk kemi punë me këtë pjesë, por korpusin politik që i dha jetë kësaj gjykate, jemi të vegjël t’i kërkojmë SHBA të reflektojë, por SHBA duhet të reflektojë sepse këtu nuk është e pamundur që ky komunitet vendesh të ketë rënë në një grackë të ngritur nga Rusia, është e pamundur”, tha Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy