Gledis Nano akuza AKB dhe Bashkisë/ “Nuk kanë referuar rastet e shkeljeve në bregdet”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gledis Nano akuza AKB dhe Bashkisë/ “Nuk kanë referuar rastet e shkeljeve në bregdet”

Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Bashkitë si edhe Prefekturat, nuk kanë referuar asnjë shkelje të kryer nga subjektet private që vënë në rrezik jetën e pushuesve në plazhet e vendit.

 

Përmes një letre që mban datën 5 gusht, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, duke iu referuar konkretisht Vlorës dhe Himarës, apelon qe institucionet të bashkëpunojnë mes tyre. Sipas tij deri më tani nuk është bërë asnjë denoncim pranë komisariateve sa i takon shkeljeve nga mjetet lundruese.

 

Advertisement

Për të arritur rezultatet e duhura, policia e shtetit duhet të informohet periodikisht mbi masat e marra nga institucionet përgjegjëse (detyrim i cili nuk rezulton të jetë zbatuar nga institucionet drejtpërdrejtë përgjegjëse, për asnjë rast), të cilat lejojnë licensimin për zhvillimin e aktiviteteve dhe turizmit detar, pajisjen me leje drejtimi të mjeteve motorike lundruese, përcaktimin e zonave të ndaluara për lundrim dhe ankorim të mjeteve lundruese, si dhe të çdo aktiviteti tjetër që lidhet me hapësirën detare dhe jo vetëm, të informohen të gjitha organet ligjzbatuese për çdo shkelje dhe moszbatim të ligjit nga çdo subjekte publik apo privat. Të merren masa administrative dhe jo vetëm ndaj çdo shkelësi të ligjit.

 

Këto masa vijnë pas ngjarjes tragjike që ka tronditur vendin, ku ish-efektivi Arian Tase me skafin e tij vrau 7-vjeçaren e mitur. Pas kësaj, Nano shkarkoi të gjithë zinxhirin e kontrollit të policisë kufitare në Vlorë.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy