Glover i shkon në zyrë Celibashit/ Kandidati i Berishës në Kamëz ankohet për rezultatin: Na vodhën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Glover i shkon në zyrë Celibashit/ Kandidati i Berishës në Kamëz ankohet për rezultatin: Na vodhën

Në mbyllje të procesit zgjedhor dhe zyrtarizimit të rezultateve të votës së 14 majit, Audrey Glover, kryevëzhguesja e OSBE-ODHIR i shkoi në zyrë Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Zgjedhjet vendore dhe gjetjet e dala nga raporti paraprak i ODIHR ishin temat e bisedës një orëshe mes tyre.

Në mbyllje të takimit Audrey Glover nuk kishte asgjë për t’i thënë mediave, duke i drejtuar gazetarët te Ilirjan Celibashi për të mësuar për çështjet e diskutuara me të.

Teksa Celibashi bisedonte me Glover, poshtë zyrës së tij ishin të rinjtë e forumit rinor të “Bashkë Fitojmë”, që akuzonin për manipulim të rezultatit të zgjedhjeve në bashkinë Kamëz.

Arjan Hoxha, kandidati humbës i “Bashkë Fitojmë”, pretendon se zotëron prova se pajisjet e votimit elektronik ishin të programuara për të tjetërsuar vullnetin politik të zgjedhësve të Kamzës.

Advertisement

 

ARJAN HOXHA

KANDIDAT I “BASHKE FITOJME”, KAMEZ

 

Advertisement

Është rezultat i paracaktuar me anë të leximit të elektronik.Do kërkojmë të ngrihet një komision me grup ekspertësh të pavarur dhe të huaj.Po ngremë zërin sepse kjo nuk i shërben vetëm Kamzës por gjithë Shqipërisë.

 

Përveç deklaratës në derën e KQZ-së, Arjan Hoxha nuk kishte sjellë asnjë provë për të mbështetur akuzat e tij, pasi siç tha ato do t’i dorëzojë kur të bëjë ankimimin në KAS.

 

Advertisement

ARJAN HOXHA

KANDIDAT I “BASHKE FITOJME”, KAMEZ

Kemi pamje filmike, shkëmbime në komunikim dhe Ëhatsapp.Kemi fakte që thonë votova 3 dhe më doli 1. Kishte 20 patronazhista dhe aktivista brenda qendrës së votimit.

 

Advertisement

Për të forcuar akuzat e tij se të 44 pajisjet e votimit elektronik në Kamëz kanë nxjerrë një rezultat të rremë, ai sfidoi KQZ-në. I kërkoi që zgjedhjet të përsëriten me fletën fizike të votimit për të vërtetuar se Kamza votëbesoi atë dhe jo Rakip Sulin e socialistëve ,që në bashkinë e qarkut Tiranë fitoi me një rezultat të thellë, 11 e 585 vota diferencë.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy