Glover takon Berishën e Metën/ Diskutohet procesi zgjedhor i 14 majit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Glover takon Berishën e Metën/ Diskutohet procesi zgjedhor i 14 majit

Shefja e misionit të ODIHR Audrey Glover ka takuar sot liderin e opozitës Sali Berisha për të diskutuar me të procesin zgjedhor të 14 majit.

 

Takimi zgjati rreth 1 orë dhe opozita i përcolli ODIHR-it, shqetësimet e saj në lidhje me procesin zgjedhor; duke nisur nga përdorimi i burimeve shtetërore në favor të Partisë Socialiste, tek lista e zgjedhësve dhe ndryshimi i qendrës së votimit për 1.2 milionë zgjedhës.

 

Advertisement

SALI BERISHA

 

“PD e vendosur për të çuar përpara procesin elektoral. Mendoj se zonja Glover ishte në një takim për tu informuar mbi pikëpamjet, faktet dhe zhvillimet sipas PD, të këtyre zgjedhjeve në Shqipëri. Ne paraqitëm të gjithë problematikët”

Më herët shefja e misionit të ODIHR Audrey Glover takoi kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Advertisement

 

Gjatë bisedës Meta vuri në dukje problemin e shpërdorimin të fondeve publike dhe përdorimin e administratës për fushatën e partisë në pushtet.

 

Nga ana tjetër Meta ka kritikuar KQZ, e cila sipas tij, është treguar e njëanshme e po krijon tensione dhe konflikte të panevojshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy