Goditja e paralajmëruar/ Autori i pozicionuar me grushta lartë, truprojat e Berishës nuk reaguan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Goditja e paralajmëruar/ Autori i pozicionuar me grushta lartë, truprojat e Berishës nuk reaguan

Goditja me grusht e Sali Berishës në protesten e zhvilluar në Bulevard në të njëjtën kohë me punimet e Samitit të BE, mund të konsiderohet një ngjarje jo vetëm e rëndë por edhe e paprecedente ne historinë e protestave të partive politike në vendin tonë.

 

Mirëpo, përtej jehonës që prodhoi ky incident deri edhe në mediat ndërkombëtare, ajo që bëri shumë përshtypje ishte dinamika e goditjes së kryedemokratit nga ana e 31-vjecarit Gert Shehu.

 

Advertisement

Vizion Plus, përmes operatorit Gulian Hysa arriti të fiksojë të gjithë momentin e goditjes, nga çasti që autori bëhet gati e deri tek goditja e funditnë fytyren e liderit demokrat.

 

Cdokush që sheh me kujdes këtë episode dhune, do të ngreje pikëpyetje në lidhje me mënyrën sesi agresori ( me probleme mendore) arriti të kalojë mbrojtjen e Sali Berishes.

 

Advertisement

 

Në video duket që Gert Shehu pozicionohet në krye të turmes me duart si boksier, njeri prej trupës mbrojtese të Berishes e shikon, e mban prej dore por nuk bën përpjekje të mëdha për ta ndalur, përpara se 31-vjecari të futet mes turmës dhe ta godase me grusht në fytyrë.

 

Advertisement

Është e cuditshme sesi edhe pse një goditje e paralajmëruar, stafi i Berishës bën pak ose shumë pak tentative për ta ndalur autorin e këtij incidenti.

 

Vizion Plus mësoi gjithashtu se Gert Shehu 31 vjec me origjine nga Tepelena dhe banues në Tiranë, është një person me problem të shendetit mendor, bazuar edhe në një epikrize të lëshuar që në vitin 2018. Madje në gusht të këtij viti mjeket kanë rekomanduar shtrim urgjent në psikiatri për këtë shtetas.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy