Greqia me kufizime të ashpra për të pavaksinuarit dhe ata që refuzojnë dozën e tretë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greqia me kufizime të ashpra për të pavaksinuarit dhe ata që refuzojnë dozën e tretë

Nga dita e hënë (22 nëntor), në Greqi do të hyjnë masa të reja kufizuese për personat e pavaksinuar për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Ishte kryeministri Kyriakos Mitsotakis i cili i njoftoi masat e reja një ditë më parë me anë të një mesazhi televiziv. Përveç të pavaksinuarve, masat e reja do të prekin dhe personat mbi 60 të cilët refuzojnë të marrin dozën e tretë të vaksinës.

Kufizimi i hyrjeve në ambiente të mbyllura

Personat e rritur të pavaksinuar, nuk do të pranohen të futen në ambiente të mbyllura si kinema, teatro, muze, palestra etj. Ata nuk do të lejohen edhe nëse paraqesin testin negativ

Advertisement

Sipas kryeministrit të vendit, kjo është një masë që mund të nxisë indirekt vaksinimin e popullsisë.

Çfarë do të ndodhë me kishat

Sa i përket shërbesave në kishë, Mitsotakis përsëriti se “besimtarët që nuk janë vaksinuar duhet të kenë një test negativ. Kjo, në fund të fundit, parashikohet në qarkoren e Sinodit të Shenjtë, i cili tashmë thirret të mbikëqyret nga organet e tij dhe, me survejim, nga shteti”.

Me “datë skadence” certifikata e vaksinimit për ata mbi 60 vjeç

Advertisement

Mitsotakis tha se “çertifikata e vaksinës për personat mbi 60 vjeç, që do hyjnë në ambiente të mbyllura, do të “skadojë” shtatë muaj nga lëshimi i saj. Sipas mediave greke, do të jepet një muaj kohë për vaksinimin e tyre me dozën e 3-të. “Kjo për shkak se të dhënat mjekësore tregojnë se, me kalimin e kohës, mbrojtja e vaksinës zvogëlohet.

Veçanërisht për vlefshmërinë e çertifikatave, kryeministri bëri të ditur se në letrën drejtuar Presidentit të Komisionit Europian ka sugjeruar që Certifikata Dixhitale Europiane të jetë e vlefshme vetëm nëse shënohet doza e tretë.

Zgjatja e orarit të lëvizjes

Për sektorin publik dhe privat, ai paralajmëroi zgjatjen e orarit të qarkullimit, “për të shmangur mbipopullimin, veçanërisht oraret e mbërritjes dhe nisjes, por edhe ngarkesën shtesë në orë të caktuara në transportin publik. Sigurisht, me dispozita të veçanta për punonjësit me fëmijë në shkollë”.

Advertisement

Kontrolle intensive: “Nuk ka të zgjuar”

Kryeministri shtoi se “kontrollet do të vazhdojnë edhe më intensivisht. Nuk ka “pinjollë” dhe “të zgjuar” në një betejë kombëtare. Dhe të gjithë duhet t’i hyjnë më me vendosmëri, duke marrë përsipër përgjegjësitë e tyre: shteti, Pushteti Vendor, organet shkencore por edhe shoqatat individuale profesionale”.

Forcimi i Sistemit Kombëtar të Shëndetësisë

Për në fund kryeministri la forcimin e Sistemit Kombëtar Shëndetësor. “Tashmë janë duke u përdorur njësitë private të kujdesit intensiv”, theksoi ai. Më tej ai tha se “edhe në zonat me presion të madh kërkohet shërbimi i mjekëve privatë. Sot në fakt kam firmosur urdhrin përkatës, ndërkohë që bëhen rekrutime në pozicionin e punonjësve shëndetësorë të pavaksinuar që mbeten në pezullim”.

Advertisement

Ata që nuk janë vaksinuar, duhet të marrin një tampon negativ deri në 48 orë ose testin molekular deri në 72 orë në mënyrë që të hyjnë në kisha, dyqane, parukeri dhe restorante të hapura.

Demonstrimi i testit të shpejtë deri në 48 orë ose testi molekular deri në 72 orë do të jetë i nevojshëm edhe për gjithçka që ishte e vlefshme deri më sot.

Të miturit (nga 4 deri në 17 vjeç) që nuk janë vaksinuar lejohen të hyjnë në ambientet e hapura të ngrënies, ambientet e brendshme të ngrënies, teatrot dhe kinematë, muzetë, palestrat dhe stadiumet me një autotest.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy