Hapja e dosjeve/ Salianji: PS po e kalon projektligjin me nxitim, ja arsyeja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hapja e dosjeve/ Salianji: PS po e kalon projektligjin me nxitim, ja arsyeja

Deputeti i PD Ervin Salianji ka folur për një nga çështjet “më të nxehta” të politikës në vend, siç është ajo e hapjes së dosjeve të ish sigurimit.

PS dhe grupi i Alibeajt arritën sot marrëveshjen për hapjen e dosjeve, por për deputetin Ervin Salianji, kjo levizje ishte e nxituar nga ana e mazhorancës, për luftë politike të momentit.

Advertisement

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në Vizion Plus me moderatorin Aleksandër Furxhi, Salianji tha se ai personalisht është për lustracion, dhe jo për hapje të dosjeve.

Nuk besoj që të gjithë kolegët e grupit të PD kanë të njëjtën qasje që duhet të ketë ndalin të funksionarëve që është rrëzuar nga gjykata kushtetuese.

Advertisement

PS e ka kaluar me nxitim projektligjin sepse e bën për luftë politike të momentit.

Hapja e dosjeve mund të merret dhe të hapet ta bëj publike me një kërkesë.

Advertisement

Nuk ka diskutim që për politikanët të hapen. Por këtu po flitet për hapjen e dosjeve të politikanëve dhe qytetarëve.

Unë jam për të pasur lustracion të plotë. Por nëse PD do arrijë një fitore të pjesshme për hapje dosjesh mbetet për diskutim”, tha Salianji.

Advertisement

Deputeti i PD, foli edhe për aksionin opozitar. Ai tha se protestat duhet të kishin nisur që në fillim të shtatorit, ndërsa shton se për këtë duhet të përgjigjen drejtuesit e PD.

Unë menodj që për këtë duhen mbajtur përgjegjës dhe duhen pyetur ata që drejtojnë në PD. Për mua protestat duhet të kishin nisur në fillim të shtatorit, duhet të kishin qenë edhe gjatë periudhës së verës për shkak të keqqeverisjes”, tha Salianji.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy