Hekurudha e re Tiranë-Durrës/ Punohet në trasenë ekzistuese, një degëzim do të jetë drejt Rinasit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hekurudha e re Tiranë-Durrës/ Punohet në trasenë ekzistuese, një degëzim do të jetë drejt Rinasit

Këto janë pamjet e punimeve të linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, konkretisht në zonën e Vorës. Punimet po kryhen në trasenë ekzistuese, ndërsa parashikimet janë që ajo do të jetë gati në pranverën e vitit 2024. E gjithë gjurma e hekurudhës kërkon elektrifikimin e zonës.

 

 

Deri më tani ne i qëndrojmë projekti që hekurusha të përfundojë në mars 2024. Paralelrisht jemi duke punuar edhe për  elektrifikimin e gjithë zonës pasi trenat që do të përdoren do të jenë elektrikë dhe bashkohorë.- u shpreh Gentian Liko adminsitratorë i hekurudhës shqiptare.

Advertisement

 

 

Realizimi i këtij investimi do të shkurtojë në 22 minuta distancën Tiranë-Durrës, ndërsa do të ketë edhe një gjurmë të re në degëzimin me aeroportin e Rinasit. Fillimisht është menduar për 8 stacione, ndërsa projekti do të rishikohet pasi po planifikohet edhe për një stacion shtesë  që do të ndërtohet në Bulevardin e Ri.

 

Advertisement

 

 

“Është planifkuar që shpetësia e trenave dot ë jetë 120 km/orë. Kemi parashikaur 8 stacione ndërsa jenmi në negaociata edhe për dy të tjerë, një tek kthesa e kamzës si dhe një shtesë kontrate për ta lidhur me bulavardin e Ri.”

 

Advertisement

 

 

Financimi i Bankës Europiane përfshin vetëm ndërtimin e infrastrukturës, ndërsa operimi është faza e dytë, ku sipas kreut të hekurudhës po planifikohet me qeverinë gjetja e financimit për blerjen e trenave elektrikë.

 

Advertisement

 

 

Faza e parë është vetëm ndërtimi I trasesë, pra ndërtimi I infrastrukturës. Paralelisht po shohi mundësinë për gjetjen e blerjen e trenave elektrikë. Është menduar që përgjatë këtij segmenti të kemi cdo 30 minuta trena për cdo drejtim. –sqaroi Liko.

 

Advertisement

Ndërtimi i hekurudhës Tiranë -Durrës me degëzim në Rinës po realizohet me  financim të huaj prej 70 mln eurosh, të bankës europiane për rindërtim dhe zhvillim si dhe komisioni europain. Ndërsa do të shërbejë për transport mallrash dhe pasagjerësh.

 

 

 

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy