Heroina në kamionin me krom e ndarë në tre paketime, destinacioni në tri duar?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Heroina në kamionin me krom e ndarë në tre paketime, destinacioni në tri duar?

Sasia e madhe e heroinës që është zbuluar mbrëmjen vonë të hënën në Portin e Durrësit, në kabinën e një kamioni ishte e ndare në tre paketime të ndryshme.

45.5 kg heroinë ishte fshehur në kamionin e ngarkuar me krom dhe kishte destinacion Italinë.

Jo vetëm kaq, por destinacioni mesa duket është  I qartë edhe në vendin fqinjë pasi dukej se do të shkonte në tre duar të ndryshme.

Kjo mesa duket edhe nga logot e ndryshme dhe paketimi I ndarë në tresh.

Advertisement

Shumiza e pakove me heroinë kishin një shirit të zi, disa të tjera kishin mbishkrimin “banana” ndërsa një pjesë e vogël kishin një krye te bardhe në paketim.

Në një kohë që pritësit e drogës nuk dihen ende, dy personat e arrestuar janë shoferi I kamionit Olgerd Duda 36 vjec nga Fieri si dhe pronari Arian Çerma 45 vjec nga Durrësi.

Të dy këta persona kanë mohuar të kenë pasur dijeni për sasinë e madhe të heroinës në kamion.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy