Hetim për pompat e naftës; Konkurrenca skanon kompaninë koncesionare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hetim për pompat e naftës; Konkurrenca skanon kompaninë koncesionare

Teksa tregu I karburanteve është në fokus të vëmendjes për çmimet e  pakicës që reflekton, autoriteti I konkurrencës ka njoftuar nisjen e një hetimi për konçesionarin që ofron shërbimin e kolaudimit të pompave të naftës.

 

Ky koncesion ofrohet nga kompania “Noa Control”, e cila ka ekskluzivitetin e ofrimit të shërbimit për verifikimin e instrumenteve matës të karburantit dhe gazit të lëngshëm. Kjo kompani ka aplikuar për dyfishim të çmimeve në treg, por ministria është ende në fazë shqyrtimi .

 

Advertisement

Konkurrenca ka nisur hetim për periudhën janar 2019 deri në janar 2022 dhe shkak është bërë një ankesë e disa kompanive në treg, të cilat thonë se është krijuar një pozite dominuese nga ana e konçesionarit.

 

Më konkretisht ankesa ka të bëjë me faktin se konçesionari po përdor disa të drejta që nuk I takojnë për disa shërbime të cilat ligjërisht mund të ofrohen nga kompani të tjera private, siç janë lëshimi I vërtetimeve  teknike, inspektimi I depozitave, apo dhe certifikimi e punonjësve që përdorin pajiset.

 

Advertisement

Sipas kontratës së miratuar nga qeveria konçesionari ka për detyrë të kolaudojë pompat dy herë në vit, por kjo frekuencë mund të ndryshojë në rast se 5% e instrumenteve matës mund të rezultojnë me probleme.

 

Ndonëse kjo pikë e kontratës është rekomanduar nga Autoriteti I Konkurrencës kohë më parë të rishikohej, ajo nuk është reflektuar duke shtuar pikëpyetjet për abuzime në terren. Kolaudimi I një pompe ka një kosto prej 7 mijë lekë, dhe kjo kosto reflektohet në çmimin final që paguajnë qytetarët.

 

Advertisement

Kompanitë që janë ankuar argumentojnë se konçesionarit I janë lënë të gjitha hapësirat e mundshme për të qenë dominues në treg. Kontratat konçesionare janë një nga problemet kryesore në treg që devijojnë konkurrencën, pasi shërbimi ka kaluar nga ai publik në privat me të drejta monopoli.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy