Hetimet për Inceneratorët/ Kapet në Gjermani Silvestër Driza, hapi kompani fiktive për trajtimin e mbetjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hetimet për Inceneratorët/ Kapet në Gjermani Silvestër Driza, hapi kompani fiktive për trajtimin e mbetjeve

Arrestohet në Gjermani, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, shtetasi Silvester Driza.

 

Ai dyshohet se në vitin 2017 ka themeluar një shoqëri fiktive me fushë veprimtarie trajtimin e integruar të inerteve dhe ka lëshuar fatura me çmime të larta, deri në fund të vitit 2018, kur i është miratuar leja ligjore për të kryer ketë veprimtari.

 

Advertisement

SPAK i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, ne kuader te hetimeve qe po kryhen per abuzime me Inceneratoret.

 

Në vijim të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar nga SPAK-u, në kuadër të operacionit policor të koduar “Freiburg”, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe shkëmbimit në kohë, nga Policia gjermane është kapur në Freiburg, Gjermani, dhe është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar S. D., 30 vjeç.   

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.  

Advertisement

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Ëiesbaden/Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt vendit tonë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy