Humbja në zgjedhjet vendore/ Tabaku: Të mos përsërisim të njëjtat justifikime, PD duhet të shohë çfarë bëri gabim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Humbja në zgjedhjet vendore/ Tabaku: Të mos përsërisim të njëjtat justifikime, PD duhet të shohë çfarë bëri gabim

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se kjo forcë politike duhet t’i nënshtrohet një ndryshimi dhe të mos përsërisë sërish të njëjtat justifikime përballe rezultatit të zgjedhjeve vendore.

 

“Kam pritur që numëruesit të mbaronin punën. Unë kam të njëjtin qëndrim që kisha që në fillim të shtatorit. Kam bërë thirrje për të gjithë ata që janë në PD, pak rëndësi ka që mendojnë ndryshe, që PD duhet të ishte bashkë dhe të kishte ofertë të unifikuar. Kam bërë thirrje që secili prej nesh të mendonte më shumë se interesat e veta personale, kam bërë thirrje që PD të ndryshonte mendësinë, të ndryshonte ofertën, sjelljen”, tha ajo.

 

Advertisement

Në një prononcim për mediat përpara nisjes së seancës plenare, Tabaku thekson se PD nuk është më e bashkuar dhe as parti e madhe, ndaj është momenti për reflektim të brendshëm.

 

“Në këtë moment kam kërkuar të mos përsërisim gabimet e së shkuarës, të reflektojmë, të mos vijojmë po njësoj me të njëjtat justifikime por të kalojmë një proces i cili do kohë por t’i japim kohë demokratëve dhe vetes për të kuptuar se ku gabuan. Nëse do kishim ndryshuar ofertën e PD do i kishim lënë vendin jo llumit, jo mllefit, jo sulmit, jo përçarjes por bashkimit dhe ofertës së PD në 1, situata do ishte ndryshe.

 

Advertisement

Ka ardhur momenti që të reflektojmë e të sillemi ndryshe. Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë. Duhet të shohim nga vetja se çfarë bëmë gabim. Të pranojmë që PD s’është as më e madhe, as më e bashkuar, as më e fortë se këtë treguan rezultatet. S’mund të jemi refuzimi i shqiptarëve, por alternativa”, shton ajo.

 

Në të njëjtën kohë, Tabaku komentoi dhe lidhur me dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt nga drejtimi i PD, duke thënë se këtë vendim nuk e priste. Megjithatë, Tabaku thekson se çdo vendim që do të pasojë ikjen e Alibeajt nga ky post do të diskutohet me kolegët demokratë.

 

Advertisement

“Dorëheqja e Alibeajt ishte e papritur për mua, mbrëmë kam patur një takim me Gazment Bardhin, kemi diskutuar për këtë çështje”, tha ajo.

 

PD humbi ndjeshëm në zgjedhjet vendore të 14 majit, ndërsa në bashkinë më të madhe në vend u shpall forcë e katër.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy