
Një punonjës policie është vënë në pranga nga kolegët e tij në Korçë. Burime bëjnë me dije se është arrestuar shefi i postës së policisë Pustec, nënkomisar Spartak Fejzaj.
Ai është kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit dhe po ashtu është përfshirë në një aksident rrugor me një autobus.
Advertisement
Ngjarja është tentuar të fshihet nga disa punonjës të qarkullimit rrugor. Lidhur me këto dyshime Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore po kryen hetime për verifikimin e rastit.
Materialet i kaluan prokurorisë Korçë për veprime të mëtejshme.
Advertisement