I jepet statusi “Dëshmor i Atdheut” Anri Kashikut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I jepet statusi “Dëshmor i Atdheut” Anri Kashikut

Kryeministri i vendit Edi Rama ka vizituar familjen e 18-vjeçarit Anri Kashikut, i cili mbeti i mbytur ditën e djeshme teksa shpëtoi 2 jetë të tjera.

 

I shoqëruar nga Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, Kryeministri Rama ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me të atin e 18-vjeçarit të ndjerë. Rama i ka shprehur ngushëllimet për humbjen e madhe babait të të ndjerit dhe i ka dorëzuar statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për 18-vjeçarin hero.

 

Advertisement

Gjatë bisedës me kryeministrin e vendit, i ati i Anri Kashikut mes dhimbjes është shprehur se është krenar për të birin që nuk jeton më.

 

Anri Kashiku, nuk u mendua dy herë teksa pa se i vëllai dhe shoku i tij po rrezikonin të mbyteshin. Ai shkoi fillimisht me pedalonë për të shpëtuar të miturit, por në një moment edhe mjeti filloi të mbytej. Kashiku vendosi të mos e marrë mjetin, duke shkuar të shpëtojë vëllain dhe shokun e tij me not. Ai arriti t’i shpëtonte dy adoleshentët, por në këtë përpjekje shpëtimi i riu humbi jetën.

 

Advertisement

Vëllai i Anri Kashiut ka qenë i pranishëm në tryezë në gjendje të mirë shëndetësore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy