“I mirëpritur të kthehet në PD”/ Patozi refuzon ftesën e Berishës: Qenka bërë në mes të natës…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“I mirëpritur të kthehet në PD”/ Patozi refuzon ftesën e Berishës: Qenka bërë në mes të natës…

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i është përgjigjur ftesës së Sali Berishës për t’u rikthyer në PD.

 

Patozi thekson se nuk është në kërkim të ndonjë partie, duke refuzuar kështu ofertën e ish-kryeministrit.

 

Advertisement

 “FALEMINDERIT, POR NUK JAM NË KËRKIM…Meqë më paska dalë emri mbrëmë dhe media është shprehur shumë e interesuar, e gjeta të udhës të jap një përgjigje të shkurtër. Faleminderit, që na kujtojnë ende, por unë nuk jam në kërkim të ndonjë partie. Aq më pak të atij lloji, që janë katandisur si mos më keq nga drejtimi i gabuar për një kohë të gjatë dhe të pandërprerë. Ndjehem shumë rehat sot me jetën dhe lirinë time, ndërkohë që për asnjë çast në këtë botë nuk kam menduar se politikë bëhet vetëm brenda një partie dhe vetëm rrotull një udhëheqësi legjendar dhe të pagabueshëm.

 

Ai nuk ka hezituar të ironizojë ftesën, të cilën, e krahasoi me atë të pesë viteve më parë, kur e larguan bashkë më disa figura të njohura politike në PD.

 

Advertisement

“Por meqë ftesa verbale për “dasêm” qenka bërë pas mesit të natës, kujtoj se e njëjta gjë ka ndodhur edhe 5 vjet më parë, kur na larguan. Natyrisht, pa votë dhe pa mbledhje forumesh politike. Të paktën, orën mund ta kishin ndërruar. Se në dorë vetë e kishin, si atëherë edhe tani.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy