Policia e Tiranës ka arrestuar në Yrshek një 35-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar një automjet që e kishte vjedhur.

Në pranga ka rënë shtetasi D. K., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Rrugën e Qelqit, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. E., që dyshohet se e ka vjedhur, në oborrin e banesës së këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";