Ibsen Elezi nis fushatën nga Kukësi: Berisha nuk pranon debatin me mua, rruga e tij është rrugë qorre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ibsen Elezi nis fushatën nga Kukësi: Berisha nuk pranon debatin me mua, rruga e tij është rrugë qorre

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike Ibsen Elezi, e ka nisur fushatën e tij per kreun e kesaj partie,  nga qyteti i tij i lindjes, Kukësi.

Elezi tha se ka kërkuar debat me kundërshtarin e tij Sali Berisha, gjë e cila është kundërshtuar.

Kandidati për kryetar në PD tha se duhet të ndahet nga miti se në pushtet mund ta sjellë vetëm Sali Berisha, dhe duhet të ketë një hapje të partisë për të gjithë qytetarët.

Advertisement

“Pse Berisha i shmanget debateve, që i kam kërkuar të kemi përballë. Rruga e tij është një rrugë qorre, nuk na çon askund, duhet të bëjmë gjithçka për të shtrirë numrin e anëtarësisë sonë. Na duhet një mekanizëm që të përballemi me këtë sistem që kemi përballë.Kemi të bëjmë me një kundërshtar që është i organizuar, në të gjitha nivelet. Nuk mund të kemi kurrsesi bashkëpunim me Ilir Metën, sepse është një parti që i përket boshtit të majtë, ne po luajmë në politikë këtu, nuk po bëjmë biznes, nuk duhet të jetë qëllim primar qenia në pushtet.Edi Rama nuk e ka krijuar vetëm hegjemoninë e tij në Shqipërim, e ka krijuar së bashku me këta të tjerët. Partia është e hapur, por në momentin që ti do kthehesh duhet të nis karrierën nga e para”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy