Ilir Beqajt i besohet posti i rëndësishëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ilir Beqajt i besohet posti i rëndësishëm

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në takimin Konsultativ me Donatorër, bëri me dije se ish ministri Ilir Beqaj është zgjedhur në krye të agjencisë që merret me ndihmën e donatorëve.

 

Beqaj do të drejtojë Agjencinë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

 

Advertisement

“I uroj punë të mbarë drejtuesit të agjencisë shtetërore për programin strategjik dhe koordinimit të ndihmës. Jam i bindur që partneriteti ynë do forcohet edhe më shumë”, tha Bledi Çuçi, teksa njoftoi se kjo agjenci do të drejtohej nga Beqaj.

 

Gjatë fjalës së tij ai tha se do është mësuar të punojë 24/7 dhe se agjencia do të jetë në dispozicion gjatë gjithë kohës.

 

Advertisement

“Aktivitet tregon për trashëgiminë mbi të cilën do ngrihet agjencia. Ajo është një qasje e kahershme e imja prej 25 vitesh. Jam mësuar të punoj 24/7. Kjo agjenci do të jetë në dispozicion gjatë gjithë kohës. Sot dua të ndaj me ju dhe një lajm të mirë. Në buxhetin e shtetit të vitit 2022 kemi hapur rrugën e zgjidhjes për komunitetin e donatorëve, atë të rimbursimit të TVSH kur nuk është programuar në kohë buxheti respekti. Buxhetit i shtetit të vitit 2022 mban një fond për këtë gjë”, tha Beqaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy