Ilir Meta “presion” Berishës, ende nuk dihet formula e koalicionit; Kreu PL prezanton kandidatët e Tiranës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ilir Meta “presion” Berishës, ende nuk dihet formula e koalicionit; Kreu PL prezanton kandidatët e Tiranës

6 ditë para se të përfundojë afati për regjistrimin e koalicioneve, Sali Berisha po vazhdon negociatat me të gjitha partitë e kampit opozitar, për të përcaktuar koalicionin, me të cilin do të garojë në zgjedhjet e 14 majit.

 

Aleati kryesor i Berishës, Ilir Meta ka preferuar të shmangë detajet për formulën, se si do të ndërtohet koalicioni, duke përsëritur se Partia e Lirisë do të mbështesë kandidatët demokratë, që kanë dalë nga procesi i primareve për kryetarët e bashkive. Megjithatë, Ilir Meta ka bërë publike sot disa prej emrave që Partia e Lirisë, do të ketë si kandidatët për këshillin bashkiak të Tiranës.

 

Advertisement

Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjës, për faktin që Sali Berisha nuk u regjistrua si kryetar i PD në zgjedhje.

 

ILIR META

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

Advertisement

 

Çmenduritë e regjimit të Edi Ramës i di çdo shqiptar. Rama pengoi regjistrimin e vendimit të gjykatës. Në 14 maj PL dhe gjithë opozita e vërtetë do të jetë në kutitë e votimit. Asnjë votë nuk do të guxoja ta prekë dikush. Do të mbajë përgjegjësi përpara gjithë botës.”

 

Sipas kodit zgjedhor, nëse disa parti krijojnë koalicion, atëherë ato duhet të paraqesin një listë të vetme të kandidatëve për këshillat bashkiakë dhe ky detyrim duket se po zë një pjesë të mirë, të negociatave në kampin opozitar. Një tjetër detyrim, që vendos kodi zgjedhor për koalicionin, është detyrimi që ky koalicion të ketë mbështetjen e po aq deputetëve, sa ka dhe parti anëtare. Nëse ky kusht nuk plotësohet, atëherë koalicioni duhet të ketë firmat e 1% të zgjedhësve, në çdo bashki.

Advertisement

Në situatën kur Partia e Lirisë ka 3 deputetë dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka një deputet, demokratët e drejtuar nga Sali Berisha po punojnë në dy drejtime. E para, po nisin procesin për mbledhjen e firmave nga qytetarët, për çdo njësi vendore dhe e dyta po shohin mundësitë që deputetët demokratë të mbështesin me firmë, parti jo parlamentare. Këto dy mekanizma i lejojnë Sali Berishës, të ndërtojë një koalicion të gjerë me parti që janë dhe jashtë parlamentit.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy