Inagurohen zyrat e reja të atletëve/ Rama: Do shkëpusim fëmijët nga bota virtuale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inagurohen zyrat e reja të atletëve/ Rama: Do shkëpusim fëmijët nga bota virtuale

Janë inauguruar sot në Shqipëri zyrat e reja të Komitetit Olimpik Shqiptar.

 

I pranishëm në ceremoni, krah kryeministrit Edi Rama, ishte edhe Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach.

 

Advertisement

Rama, në fjalën e tij për mediat pas inaugurimit të ambienteve të reja të KOKSH, është shprehur se është e rëndësishme që fëmijët të shkëputen nga bota virtuale.

 

Ai ka shtuar se presidenti i Komunitetit Olimpik dhe skuadra e tij e ka vlerësuar punën e bërë deri tani dhe se premtuar të ndihmojnë me dijet e tyre që gjithçka të bëhet edhe më mirë.

 

Advertisement

“Ishte privilegj të kemi të pranishëm presidentin e Komunitetit Olimpik Ndërkombëtar, nuk ka nevojë të bëjmë prezantime është një vizitë e jashtëzakonshme. Më vjen mirë që sot ndamë disa rezultate të para të procesit të rithemelimit të lëvizjes politike në shkolla që sapo ka hedhur hapin e parë të rëndësishëm që në të gjithë shkollat të kemi skuadrat sportive, kampionatet sportive, të vendosim një bazë të munguar, ndërkohë që të kemi nga lëvizje edhe sportistë që më tej të ngjiten në shkallë të tjera, ajo që është e rëndësishme është që të kemi mundësinë që fëmijët të shkëputen nga bota virtuale dhe të shoqërizohen në botën reale, jetë pa sportin dhe një fëmijëri pa sportin është një fëmijëri e cënuar. Na vjen të mirë që presidenti i Komunitetit Olimpik dhe skuadra e vlerësuan ç’kemi bërë dhe u ndjenë të përfshirë e na premtuan mbështetje me dijet e tyre”, është shprehur ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy