Interes për vaksinën HPV/ Siguron mbrojtjen nga kanceri i qafës së mitrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Interes për vaksinën HPV/ Siguron mbrojtjen nga kanceri i qafës së mitrës

Prej 3 muajsh kalendarit të vaksinave të detyrueshme, i është shtuar edhe vaksina kundër Virusit të Papilomës Humane, që shkakton kancerin e qafës së mitrës.

 

 

Ajo aplikohet te vajzat duke filluar nga mosha 13-vjeçare. Mjekët thonë se ka kërkesa edhe nga prindërit e fëmijëve nga 14, 15, dhe 16 vjeçe.

Advertisement

 

 

AMARILDA ALUSHAJ

MJEKE KONSULTORI

Advertisement

“Ka një inters të lartë për vaksinën. Ka dhe prindër që vijnë të vaksinojnë vajzat e tyre në moshë më të madhe”

 

 

Advertisement

2400 vajza janë vaksinuar ndaj HPV dhe nuk kanë pasur efekte anësore.

 

 

 

Advertisement

AMARILDA ALUSHAJ

MJEKE KONSULTORI

“Deri më tani nuk ka pasur asnjë efekt anësor, prandaj kërkohet që kjo vaksinë të injektohet para se të kryejnë marrëdhënie seksuale. E kjo për arsye që të jetë më efektive”

 

Advertisement

Por çdo prind që i drejtohet klinikave private duhet të informohet mbi llojin e vaksinës, pasi sipas rekomandimeve të OBSH një dozë e vetme është e mjaftueshme për të krijuar mbrojtjen e duhur. Ndërkohë pak ditë më parë kanë mbërritur edhe 2000 doza të tjera që do të shpërndahen në të gjithë territorin e vendit.

 

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy