Investimet në bonot e thesarit/ Eksperti i ekonomisë: Janë pa risk, ja si të merrni pjesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Investimet në bonot e thesarit/ Eksperti i ekonomisë: Janë pa risk, ja si të merrni pjesë

Qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve që të investojnë në bonot e thesarit dhe obligacioniet.

 

Eksperti i ekonomisë Artan Gjergji, dha më shumë detaje në lidhje me këtë çështje.

 

Advertisement

I ftuar në studion e lajmeve në Vizion Plus, Gjergji tha se bonot e thesarit janë pa risk, pasi ato mbështeten nga qeveria, por si ndërmjetësues është Banka e Shqipërisë.

 

Eksperti i ekonomisë i ka cilësuar si të domosdoshme për shoqërinë dhe qytetarët financimet në bonot e thesarit.

 

Advertisement

Bonot e thesarit janë financime të domosdoshme për shoqërinë, porn ë anën tjetër është mundësi e mirë financimi për qytetarët. Bonot e thesarit janë me më pak risk të mundshëm. Ato kanë një farë riskt të vogël që ka të bëjë me inflacionin, porn ë përgjithësi konsiderohen si pa risk sepse pas tyre qëndron qeveria që i mbështet”, tha Gjergji.

 

Eksperti shtoi më tej se çdo kush që ka minimum 3 milion lekë të vjetra investojë në bonot e thesarit.

 

Advertisement

Ka një nivel minimalist për të hyrë në ankand. Duhet të kesh 3 milionë lek të vjetra. Kushdo mund të marr pjesë. Mund të paraqiten në bankat që kanë licensën nga shteti, që janë 8 në total. Kushdo që ka dëshirë të investojë në bono thesari, t’i alokojë në ankandin e radhës, që publikohen në Bankën e Shqipërisë. Ka çdo të martë.

 

Banka e Shqipërisë është organizator, as nuk shet as nuk ble bono. Shteti është ai që ble bono dhe ja kalon Bankës së Shqipërisë të drejtën, pasi të gjitha bankat janë të lidhura me atë”, tha ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy