Ish-atasheu ushtarak, Limaj: Qeveria shqiptare duhet të distancohet nga politikat e Erdoganit!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish-atasheu ushtarak, Limaj: Qeveria shqiptare duhet të distancohet nga politikat e Erdoganit!

Autoritetet e Turqisë dhe Shqipërisë kanë nisur përgatitjet për të realizuar projektin e spitalit që do të ndërtohet nga shteti turk në Fier. Kujtojmë se ndërtimin e një spitali në Shqipëri e premtoi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Turqi.

Lidhur me këtë dhe mjaft të tjera premtime nga Erdogan, kryeministri Rama është etiketuar si një dorë e Erdoganit në Ballkan.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Ish-atasheu ushtarak, Hajro Limaj deklaroi se qeveria shqiptare duhet të distancohet nga politikat e Erdoganit.

“Erdogani, Ramën po e përdor si dorën e tij për realizmin e qëllimeve neo-otomane në Ballkanin Perëndimor. Politika shqiptare duhet të distancohet në masën e duhur nga Erdogani, pasi politika dhe strategjia e Erdoganit nuk është ajo e Turgut Ozalit, i cili ndërtoi një shtet demokratik ligjor dhe laik, ndërtuar pikërisht mbi parimet e ataturkut, ndërsa ardhja e Erdoganit në krye të partisë islamike, hoqi komplet Kushtetutën dhe ndryshoi një sistem, model që Shqipërisë nuk I afrohet fare. Ai nuk është mbështetës demokratik.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy