Xhemal Qefalia, ish-deputet i Partisë Socialiste në Tiranë, është emëruar zëvendësministër i Brendshëm.

Në zgjedhjet e 11 majit, Qefalia nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit, megjithatë emri i tij qarkulloi së fundmi si një nga figurat që mund të rikthehej në Kuvend, në rast se Ogerta Manastirliu do të kandidonte për postin e kryebashkiakes së Tiranës.

Sot ai ka marrë detyrën e zëvendësministrit të Brendshëm.

Ky zhvillim ndodh vetëm një ditë pas atentatit mafioz pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";