Ivi Kaso: Vula, nuk përcakton të ardhmen e PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ivi Kaso: Vula, nuk përcakton të ardhmen e PD

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso shprehet se vula e 3 Marsit nuk do të përcaktojë të ardhmen e kësaj force politike. I ftuar në emisionin QuoVadis në Vizion Plus, Kaso deklaroi se përballja gjyqësore për vulën e PD është tej vullnetit të kësaj partie, por megjithatë sipas tij kjo nuk do të ndikojë aspak në aksionin politik të kësaj force politike në prag të zgjedhjeve vendore.

 

“E konsideroj një ditë të rëndësishme, por jo deçizive përsa i përket aksionit politik të Partisë Demokratike. Ne kemi thënë prej kohësh që PD me afrimin e periudhës elektorale ka diversifikuar aksionin e vet politik, I cili përfshin krahas protestave të vazhdueshme të cilat shkojnë drejt mosbindjev civile, edhe përballjen në çdo forum ose në çdo vend që opozita mund të thotë fjalën e saj, duke filluar që nga salla e Kuvendit, duke vijuar në studiot televizive dhe kudo tjetër që mund të përballen qëndrimet dhe alternativat. Krahas kësaj një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm, fillojnë përgatitjet për garën elektorale, fushatën elektorale të 14 majit. Siç e shihni ditë pas dite ka aktivitete të ngjeshura që tregojnë se Partia Demokratike dhe aleatët e saj i kanë ndezur motorët e fushatës elektorale dhe vendimmarrja e pritshme e datës 3. Shpresojmë që të ketë një vendim më së fundmi, që t’i japë fund sagës që PD është tërhequr pa vullnetin e saj. Është përpjekur që të çohet dhe të mbahet në kalendat greke një çështje që nuk i takon fare gjyqësorit, por një çështje administrative, e cila për ne duhet të kishte mbaruam më shumë se një vit përpara. Por ja tek jemi, tej vullnetit tonë le të themi që përballemi me këtë sfidë. Është vetëm takimi i radhës dhe aspak ajo që përcakton të ardhmen e aksionit politik të PD e aq më pak të vetë ekzistencës së PD”, deklaroi ai.

 

Advertisement

 

Kjo betejë e radhës politike e gjen PD të ndarë, teksa me datë 3 mars pritet që të merret vendimi mbi vulën e PD. Njëkohësisht opozita ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy