“Jemi në luftë”/ Diplomati: Sulmi kibernetik tregoi defekte të rënda

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jemi në luftë”/ Diplomati: Sulmi kibernetik tregoi defekte të rënda

Analisti dhe diplomati Plator Nesturi teksa ka komentuar situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi pas sulmit kibernetik, ka deklaruar se sot jemi në luftë.

 

Në studion e Quo Vadis me moderatoren Pranvera Borakaj, Nesturi tha se sulmi kibernetik tregoi defekte të mëdha, sidomos në ruajtjen e të dhënave.

 

Advertisement

Kjo realisht është luftë. Po ta marrësh në një kuadër më të gjerë, sulmohet Shqipëria. Jo se Shqipëria është ndonjë forcë e madhe dhe prej saj mund të nxirren shumë gjëra por për arsye të tjera.

 

Shqipërisë i bie për llogari të të tretëve, për shkak të aleancës me SHBA dhe NATO.

 

Advertisement

Kjo tregoi që kemi shumë deficenca në aspektin e sigurimit të të dhënave dhe realisht kjo është e vërtetë. Ne deri para disa vitesh nuk kishim as kupon tatimor jo më të tjerat. Kemi bërë një hov në sistemet e ndryshme për ta informalizuar ekonominë, të dhënat, por tregojmë defekte të rënda sidomos në ccështjen e ruajtjes së tyre. Do elemetët e sigurisë kjo gjë. Ka një neglizhencë sepse mendohet se ne jemi të vegjël dhe kush merret me ne”, tha Nesturi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy