“Jemi në situatë lufte”/ Rama: Protestë më të turpshme nuk ka patur e nuk do të ketë ndonjëherë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jemi në situatë lufte”/ Rama: Protestë më të turpshme nuk ka patur e nuk do të ketë ndonjëherë

Kryeministri Edi Rama e cilëson të turpshme protestat që po mbahen prej gjashtë ditën kundër rritjes së çmimeve, e që janë shtrirë në disa qytete të vendit.

 

Ai këmbënguli se nuk do të tërhiqet nga vendimi për të hequr taksat, edhe nëse në shesh do të dilte 300-fishi i qytetarëve që kanë protestuar gjatë këtyre ditëve.

 

Advertisement

“Ka pasur edhe protesta të dhunshme, ka pasur edhe protesta që kanë degraduar në një formë e në një tjetër, por protestë më të turpshme se kjo s’ka pasur edhe as nuk do të ketë ndonjëherë. Për çfarë protestohet sot? Kundër kujt protestohet? Të gjitha vendet që po e përjetojnë me të njëjtin shqetësim kërcimin e çmimeve, por po protestojnë kundër agresionit rus mbi Ukrainën, askush nuk ka protestuar kundër qeverisë së vet. Çdo qeveri mund të ketë 1 mijë arsye për të protestuar kundër saj, por nuk mund të protestohet kundër qeverisë për shkak të pasojave të një lufte që nuk ka nisur kjo qeveri e nuk ndal dot kjo qeveri. Një prej protestuesve tha ‘nuk duhet ta lëmë këtë rast të shpëtojë, se po shpëtoi edhe kësaj here, nuk e kapim dot më’. Po çlidhje ka qeveria e Shqipërisë me rritjen lineare të çmimeve në të gjithë botën”, tha Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy