“Jo çdo e keqe vjen për keq”/ Patozi: “Non grata” ia paska vlejtur!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jo çdo e keqe vjen për keq”/ Patozi: “Non grata” ia paska vlejtur!

Ish kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar ndaj situatës politike më vend dhe sulmeve të ish kryeministrit Berisha ndaj kryedemokratit Lulzim Basha dhe anasjelltas.

 

Patozi shkruan se “non grata” ia paska vlejtur shumë që këta të njihnin më në fund njëri-tjetrin.

 

Advertisement

Mes të tjerash ai thekson se tani, kur janë demaskuar kaq shumë plane djallëzore, të gjitha palët nuk duhet të lënë gur pa lëvizur dhe përpjekje pa bërë për bashkimin e opozitës.

“JO ÇDO E KEQE VJEN PËR KEQ
Kot e kanë dënuar aq rëndë me mospirje kafeje ambasadoren amerikane Yuri Kim. Se me ato që po shohim dhe dëgjojmë, “non grata” ia paska vlejtur shumë që këta të njihnin më në fund njëri-tjetrin. Përfytyro pak sikur të mos bëhej sebep ajo, sa shumë poshtërsira të tjera do të kishin ndodhur në bashkëpunim me Edi Ramën për t’i ngulur thika të tjera pas shpine Partisë Demokratike.

 

Nuk e thotë kot populli që jo çdo e keqe vjen për keq, ndaj edhe nuk kanë pse mërziten shumë. Rëndësi ka që të vazhdojnë pa u ndalur marshimin e fitores. Sepse tani, kur janë demaskuar kaq shumë plane djallëzore, të gjitha palët nuk duhet të lënë gur pa lëvizur dhe përpjekje pa bërë për bashkimin, hapjen dhe forcimin e opozitës”, shkruan Patozi.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy