“Jo leje për rregullimin e shtëpive”/ Këlliçi: Do të heqim procedurat burokratike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jo leje për rregullimin e shtëpive”/ Këlliçi: Do të heqim procedurat burokratike

Kandidati i opozitës, Belind Këlliçi, u premtoi banorëve që jetojnë në zonat rurale të Tiranës, se nuk do të kenë më nevojë për leje, për të bërë rregullime në shtëpitë e tyre.

 

Gjatë takimeve në fshatrat e Ndroqit, Pezës, Vaqarrit e Vishnjës, Këlliçi theksoi se bashkia nuk do të vendosë më procedura burokratike për ta.

 

Advertisement

BELIND KELLIÇI

 

KANDIDAT I KOALICIONIT “BASHKE FITOJME”

 

Advertisement

“Ajo që unë ju them është që, duke nisur nga nevoja që ju keni, sepse e kam hasur në çdo fshat të Tiranës, për të riparuar, për të bërë riparime në avllitë tuaja, në bahçe, në shtëpitë tuaja, nuk do të ketë më asnjë vështirësi në procedura, do ta bëni vetëm me një njoftim. Dhe ju jap fjalën e nderit se psa 14 majit, me Belind Këlliçin nuk vjen më asnjë inspektor me ju gjobit me ju marrë djersën dhe mundin tuaj”

 

Këlliçi dëgjoi problemet e banorëve që ende janë pa shtëpi, pas tërmetit tragjik të nëntorit të vitit 2019, duke premtuar se kjo do të jetë një çështje prioritare për ta.

 

Advertisement

 

“Sot momenti më i vështirë i takimeve të paradites ka qenë kur ishim në Vishnje, një familje me pesë kurora, pesë, jetonin ende në çadër pothuajse katër vite pas tërmetit. Edhe nuk i marrin, i mbajnë peng për t`i marrë votën, për ti dhënë shtëpi. Eshtë e tmerrshme kjo që bëhet me qytetarët e vendit tonë. Të jenë të qetë, të gjithë ata, që kanë për të marrë, që janë prekur nga tërmeti, që kanë për të marrë shtëpia, do të marrin shtëpitë e tyre pa asnjë dallim. Pa asnjë dallim partiak fare. Nuk më intereson nëse janë socialistë apo demokratë, po e them edhe një here, është çatia mbi kokë”

 

Nga ana tjetër, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës përsëriti premtimin për transport publik pa pagesë.

Advertisement

 

“E ka çmendur premtimi që unë kam dhënë për autobusin falas. Dhe po, nga këtu po e them sërisht, autobusi pas 14 majit do të jetë falas, në qytet dhe në fshat. Dhe kjo është e padiskutueshme sepse janë 200 mijë qytetarë në ditë që e përdorin këtë shërbim. Janë 200 mijë qytetarë në ditë që kanë nevojë për ta marrë autobusin. Diku paguajnë 400 lekë, diku paguajnë 800 lekë, diku paguajnë 1500 lekë por ka dhe nga ata që e kanë 2000 lekë rrugën si banorët e Shëngjergjit

 

Sipas Belind Këlliçit, transporti falas do t’u kursejë familjeve që jetojnë në Tiranë, rreth 52 mijë lekë çdo muaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy