Kabinete dentare në 10 shkolla/ Veliaj: Do shtrihen në të gjitha institucionet arsimore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kabinete dentare në 10 shkolla/ Veliaj: Do shtrihen në të gjitha institucionet arsimore

Në 10 shkolla të kryeqytetit do të nisë për herë të parë projekti pilot për kujdesin dentar tek fëmijët. 10 kabinetet dentare tashmë janë gati për të nisur kontrollet për rreth 11 mijë nxënës.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

Advertisement

 

“Janë 10 kabinete në Tiranë, në 10 shkolla të Tiranës në të cilat praktikisht janë vendosur 10 njësi apo unite dentare. Janë 11 mijë fëmijë të cilët do të depistohen nëpërmjet vendosjes së kësaj linje veprimi nëpërmjet këtij programi. 10 kabinetet e para tashmë janë instaluar në shkolla. Ndërkohë që planifikojmë që ta shtrijmë këtë program edhe në qytetet të tjera të Shqipërisë, gjithmonë me të njëjtin model, duke i përfshirë në shkolla.”

 

Së bashku me ministren Manastirliu, i pranishëm në shkollën “Vasil Shanto” ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se të gjitha institucionet e reja arsimore do të plotësohen me kabinete e terrene sportive.

Advertisement

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

Advertisement

 “Shkollat e reja po bëhen jo vetëm me kabinetet e informatikës dhe terrenet sportive, si “Vasil Shanto” ka pas të njëjtin rikonstruksion dhe të njëjtin investim, por edhe me kabinete dentare që t’i paraprijmë një shkolle që është jo vetëm qendër komunitare. Por duke qenë se fëmijët sot me stresin dhe ngarkesën që kanë prindërit në fakt, kalojnë më shumë kohë në shkollë me mësuesit, kohë cilësore flas, se sa ndonjëherë në shtëpi. Atëherë kur thonë një rrugë, jo vetëm dy, por tre, katër, pesë punë.”

 

Programi i kontrollit dentar pritet të shtrihet në të gjithë shkollat e vendit për targetin 6-14 vjeç.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy