Kandidati i opozitës për bashkinë e Cerrikut Eligert Hima denoncon prezencën e personave të paautorizuar në ambientet e jashtme të qendrave të votimit, duke intimiduar qytetarët.

Në një prononcim për mediat, ai i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit që të marrë masat dhe të largojë nga ambientet e jashtme të qendrave të votimit këta persona.

Duhet të largohen personat që rrinë përballë qëndrave të votimit dhe që nuk kanë asnjë lloj funksioni. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të marrë masat për të mos intimiduar votuesit dhe vota duhet të jetë e lirë dhe me dëshirë dhe jo me ndere dhe favore. Duam votë të lirë në Bashkinë e Cerrikut”, tha Hima.

I pyetur nga gazetarët se si ka arritur t’i identifikojë këta persona, Hima tha:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kam bërë një xhirro në qendrat e votimit dhe në ccdo hyrje ka pasur persona që nuk kanë asnjë funksion por intimidojnë qytetarët”./vizionplus.tv