Këlliçi dorëzon mandatin e deputetit: Jap dorëheqjen për të vijuar një projekt shumë të madh për mua

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këlliçi dorëzon mandatin e deputetit: Jap dorëheqjen për të vijuar një projekt shumë të madh për mua

Deputeti i PD, Belind Këlliçi iu drejtuar për herë të fundit kolegëve nga foltorja e Kuvendit para nisjen së ‘betejës’ së radhe politike. Këlliçi dorëzoi këtë të enjte mandatin e deputetit për të vijuar me fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit, ku ai do të përballet me alternativën e socialistëve për Tiranën, Erion Veliaj.

 

Në fjalën e tij nga foltorja, Këlliçi akuzoi një pjesë të deputetëve se iu kanë kthyer shpinën votuesve dhe  kanë shitur shpirtin. Ai i akuzoi deputetët socialiste se janë kacafytur për interesat e rilindjes dhe babëzia iu ka errësuar logjikën.

 

Advertisement

 

“Keni shitur shpirtin kolegë të mi, më vjen keq ta them. Nuk ka emërtim tjetër kur bën tradhtinë më të madhe kur u kthen kurrizin votuesve. Shumë rrallë, pashë këtu një debat, një ngritje të fuqishme zëri, një qëndrim pa kompromis për diçka që ka të bëjë me mirëqënien, me jetën e përditshme të njerëzve. Kacafytje për mirëqënien dhe interesat e rilindjes, të grupit kryesor të saj që qëndron këtu pas meje, sepse këtë më duhet ta them; lakmia e babëzia, errësimi i arsyes e logjikës së shëndoshë para pasurimit, nuk vlen njëlloj për të gjithë kolegët socialistë.

 

Jemi munduar të qëndrojmë të fortë për denoncimet tona. As ne nuk ia kemi dalë sa duhet. Edhe në mesin tonë, nxorri krye një përplasje e brendshme. Edhe pse kemi qëndruar mbi disa parime e vlera, nuk them dot se kemi mbrojtur dot interesin e mbështetësve tanë. Sot jap dorëheqjen si deputet, për të vijuar një projekt shumë të madh për mua”, tha ai.

Advertisement

 

Belind Këlliçi është kandidat i dalë nga Primaret e ‘Foltores’, drejtuar nga ish lideri i PD, Sali Berisha. Ky i fundit nuk e zotëron logon dhe vulën e PD, ndaj Këlliçi në betejën e 14 majit do të përfaqësojë logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy