Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi ka pranuar rezultat e zgjedhjeve vendore, ndonëse nuk ka kursyer akuzat ndaj kundërshtarit, kreut të rikonfirmuar në detyrë, Erion Veliaj.
Këtë rezultat Këlliçi e konsideron si pikë reflektimi për opozitën në vend, e cila sipas tij duhet të analizojë situatën në të cilën ndodhet.
Megjithatë ai falenderon votuesit që e mbështetën, si dhe thekson se nuk do të tërhiqet nga beteja politike.
“Banorët e qytetarët e Tiranës nuk reaguan në atë shkallë që të mposhtnin mekanizmin e kundërshtarit që është i bazuar kryekput në presion, joshje, intimidim, në para korrupsion e në propagandë. Unë e kam lexuar shumë mirë këtë fakt. Shoqëria jonë mesa duket kërkon diçka ndryshe dhe pret më shumë prej nesh, të gjithë ne duhet të reflektojme për këtë që ka ndodhur duke nisur nga unë i pari. Kjo nuk do të thotë aspak se ne po tërhiqemi, përkundrazi duhet që të gjithë ne të bëjmë shumë më shumë se aq, por së pari duhet të kërkojmë brenda nesh për të kuptuar saktë e analizuar me ftohtësi se çfarë opinioni, banorët e votuesit kërkojnë prej nesh”, thekson ai.
Nga ana tjetër ai akuzon se votuesit janë intimiduar nga kundërshtari dhe kjo sipas tij reflektohet në çdo cep të Tiranës.
“Ne po punojmë çdo orë për të prodhuar dokumentacionin e plotë e për të faktuar çdo shkelje që është kryer. Rezultati nuk i përgjigjet asa se çfarë njerëzit, qytetarët mendijnë për kryebashkiakun aktual dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme në çdo cep të Tiranës e në fshat. Unë u paraqita në këto zgjedhje në rrethana asapk normale, si çdo kanaidat tjetër i opozitës, isha komplet i vetëdijshëm për pjesëmarrje në garën elektroale më të barabrtë të këtyre 32 viteve e megjithatë zgjodha të dal para qytetarëve me një program konkretë, me nje platformë të detajuar,e cila vuri në qendër nevojat e qytetarëve”, tha ai.
Belind Këlliçi mori besimin e mbi 100 mijë qyetetarëve të Tiranës, megjithatë kreu aktual arriti të fitonte ndjeshëm votëbesimin e kryeqytetasve për një mandat të tretë.