Këlliçi: Transport modern e falas/ Kandidati i opozitës në Kashar: Do të rregullojmë edhe rrugët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këlliçi: Transport modern e falas/ Kandidati i opozitës në Kashar: Do të rregullojmë edhe rrugët

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, u shpjegoi banorëve të zonës së Kasharit programin e tij për transportin publik pa pagesë.

 

Gjatë takimeve me qytetarët në këtë zonë, Këlliçi premtoi se autobusi jo vetëm do të jetë falas, por linjat e transportit publik do të modernizohen.

 

Advertisement

BELIND KELLICI

 

KANDIDAT PER BASHKINE E TIRANES

 

Advertisement

“Ky është stacioni më i mirë që ka Kashari dhe shiheni se në çfarë gjendje është. Për një stacion autobusi, me një stol të degraduar edhe gjithçka është e ndryshkur e kalbur, nuk ke asnjë informacion, asnjë tabelë, asnjë orar, asgjë.

 

Pra gjithçka është inekzistente dhe jo efiçente se kështu i bën gjithë punët Bashkia e Tiranës. Pas 14 majit, autobusin falas që ne kemi premtuar, do ta bëjmë realitet, në qytet dhe në fshat, në të gjithë fshatratat e Tiranës, përfshirë këtu dhe Kasharin, Yrshekun, Mzezin, padiskutim do të jetë autobusi papagesë.

 

Advertisement

Do të subvencionojmë 200 mijë qytetarë në ditë por mbi të gjitha do të modernizojmë stacionet, do të vendosim orare, do ta lidhim me GPS autobusin në mënyrë që dhe qytetarëve t`u dali në tabelë elektronike, që vonon autobusi, vjen për 12 minuta, vjen për 7 minuta…”

 

Këlliçi synon të ndërhyjë edhe në infrastrukturën rrugore duke rikonstruktuar aksin dytësor për gjatë autostradës Tiranë-Vorë, rrugë e cila është e rëndësishme për bizneset dhe qytetarët që jetojnë në zonën e Kasharit

 

Advertisement

“ Të gjithë bizneset përgjatë asaj rruge, paguajnë rregullisht taksa, ndihmojnë në ekonominë e qytetit dhe nuk marrin asnjë shërbim. Ajo rrugë është në gjendje katastrofale, është e paimagjinueshme sesi mund të mbahet ajo rrugë në atë gjendje. Por padiskutim prioriteti i bashkisë do të jetë edhe shtrimi i rrugës dytësore, sepse minimumi që i kemi borxh bizneseve është rruga”

 

Nga ana tjetër, Këlliçi ka premtuar pastrimin e të gjithë zonave të Tiranës, përfshi Kasharin duke ironizuar personat publikë që kanë dalë në mbështetje të Erion Veliajt.

 

Advertisement

“Ç`janë këto pamje që i kanë lënë kështu, ç’është ky tmerr? Kapi pak të lutem kamera këtu. Kapi pak këtu, Tiranën kryeqytetin europian të pastërtisë, kapi pak. Këtu ku rrijnë dhe fëmijët e vegjël. Këto janë pamjet e Tiranës dhe këto pamje mbështesin dhe këta artistët e këngëtarët që nuk jetojnë fare në Shqipëri e në Tiranë e që s`kanë lidhje, e që jetojnë nëpër vila private nga 1 milionë euro. Këto pamje mbështesin kur mbështesin kryetarin aktual të bashkisë. Kështu që kjo është një Tiranë që nuk e shohin qytetarët asnjëherë në media, asnjë herë në kamera. Ky që flet për pastërtinë në kryeqytet, ja ku janë fëmijët, ku kalojnë fëmijët e shkretë. Urdhëro ku jetojnë”.

 

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojme Belind Këlliçi theksoi se çdo premtim është i realizueshëm pasi ai është i vendosur t’i japë fund vjedhjes së taksave të qytetarëve dhe korrupsionit në Bashkinë e Tiranës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy