Keni kursime? Ja cila është forma më e leverdishme për investim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Keni kursime? Ja cila është forma më e leverdishme për investim

Qeveria si rrallë herë nisi këtë javë një fushatë informimi, që qytetarët të investojnë kursimet e tyre në tituj qeveritarë, që njihen si bono thesari dhe obligacione.

 

 

Diferenca mes tyre lidhte me afatet e maturimit, ku bonot janë më afatshkurtër deri në 12 muaj, ndërsa obligacionet janë formë investimi nga 2 deri në 15 vite. Për këtë qëllim banka e shqipërisë rihapi disa sportele në qytete të ndryshme me qëllim, lehtësimin e këtij procesi për individët.

Advertisement

 

 

Për të mundësuar një transmetim më të mirë të politikës monetare si dhe faktin që ka një tendecë për të kursyer më shumë, banka e shqipërisë vlersoi se rihapja e sporteleve në disa qytete është një ide e mirë, për qytetarët që duan të  investojnë kursimet në tyre në tituj qeveritarë. Ndërsa është në interesin e ministrisë së finacave për të patur një diversifikim të financimit të borxhit, pra ai të mos jetë i përqëndruar në pak duar –u shpreh Marian Gjermeni drejtor i operacioneve monetare në bankën e shqipërisë në emsionin E-ZONE.

 

Advertisement

 

Aktualisht sistemi bankar është sot një nga mbajtësit kryesore të këtyre titujve, ndërsa qytetarët mbajnë reth 10 %. Por që pas vendimeve të bankës së shqipërisë për të rritur normën bazë të intersit të lekut, titujt qeveritarë ishin ato që pësuan rritjen më të ndjeshme të normave, duke i bërë këto instrumenta më të leverdisshme.

 

 

Advertisement

Sistemi bankar sot rezulton se është mbajtësi kryesorë i këtyrë titujve me 63% të totalit, ndërsa individët me rreth 10 %. Por nisur nga rritja e normës së interesit për bonot e thesarit me afat 12-mujorë si dhe instrumentave me afat 5-vjecarë, qytarët duket se që nga fundi i muajit gusht kanë rritur së tepërmi interesin për investime të tilla.

 

 

Por a janë me leverdi investimet në borxhin e qeverisë? Eksperët thonë po. Në ankadin e fundit të realizuar norma e interesit për bono thesari me afat 12 mujorë arriti në 5.8 %, një nivle ky i cili nuk ofrohet nga depozitat bankare.

Advertisement

 

 

A është një forme investimi me leverdi. Po, ato janë me leverdi, pasi garantohen nga shteti dhe shteti do e gjejë gjithmonë mundësinë për të paguar. Nga ana tjetër qeveria duke përfshirë më shumë inidivë,  shmang mundësin e spekulimeve duke rritur fiktivisht normën e intersit, ng aktorët e tjerë, cka do ta bënte pagesën e borxhit edhe me të kushtueshme.-sqaroi në E-ZONE Mateo Spaho.

 

Advertisement

 

Që një qyetarë të marrë pjesë në ankandet që zhvillohen për titutj qeveritar, cdo individ hap një llogari bankare në një bankat e nivelit të dytë, derdh shumën përkatëse që këron të investojë. Numrin IBAN të llogarisë e depoziton në sportelet e bankës së shqiëpërisë ku zhvillohen akandatet, sipas një kalendari të parashikuar. Jo në të gjitha rastet, shumat që oforjnë pjesmarrësit në ankand përputhet me nevojat për borxh të qeverisë, ndaj jo gjithmonë përthithen të plota fondet e individëve apo subjekteve pjesmarrëse.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy