Kërcënoi Ramën dhe djalin e tij, pas planit për prishjen e banesës/ Dënohet me 1 vit burg banori i “5 majit”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërcënoi Ramën dhe djalin e tij, pas planit për prishjen e banesës/ Dënohet me 1 vit burg banori i “5 majit”

Protestuesi i ‘5 majit’ Ivzi Hoxha, 62 vjeç është dënuar me 1 vit burg për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës.

 

Ai ka përfituar ulje me 1/3 të dënimit dhe do të kryejë 8 muaj burg. Gjatë seancës Ivzi Hoxha ka shprehur pendesë me pretendimin se ka qenë i stresuar për shkak të konfliktit me bashkinë për shkak të pronësisë.

 

Advertisement

Hoxha u arrestua pasi gjatë një proteste para bashkisë kërcënoi me jetë djalin e mitur të kryeministrit Edi Rama. Ivzi Hoxha paralajmëroi se do të shkojnë deri në akte ekstreme.

Jam kaq i revoltuar me këtë pushtet dhe i them Edi Ramës të mos shkojë në ekstrem. Zahon do ta var. Ky më detyron të dal në rrugë”, tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy