Kërkesa për raketë anti-tank/ Ministri Peleshi: Nuk ka lidhje me agresionin rus, Shqipëria është e sigurt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërkesa për raketë anti-tank/ Ministri Peleshi: Nuk ka lidhje me agresionin rus, Shqipëria është e sigurt

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, zbuloi pse Shqipëria kërkoi një raketë anti-tank dhe nëse kjo gjë lidhje me agresionin rus në Ukrainë.

 

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ministri Peleshi deklaroi se kërkesa për këtë raketë ishte bërë para se të niste agresioni në Ukrainë, duke shtuar se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe nuk kërcënohet nga lufta.

 

Advertisement

“Ka qenë e planifikuar më parë, para se të fillonte agresioni në Ukrainë. Pra, nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me agresionin, por natyrisht agresioni na ka vënë para një fakti, që është shtimi i përpjekjeve dhe buxheteve për modernizimin e Forcave të Armatosura. Kështu që, në mos ky projekt, projekte të tjera po kanë lidhje me agresionin. Ne po shtojmë përpjekjet dhe buxhetin për Forcat tona të Armatosura.

Për ta thënë edhe njëherë me zë të lartë, që Shqipëria është e sigurt, është aleate në NATO. Nuk kemi një kërcënim konkret, para të cilit duhet të përgjigjemi me mjetet tona të brendshme. Jemi në NATO, që mbron çdo centimetër. NATO reagon sa herë preket një pëllëmbë tokë. Pra, nuk bëhet fjalë për një rrezik, por nga ana tjetër NATO ka forcuar dukshëm krahun e vet lindor, në kufi me Rusinë. Krahu lindor e tejkalon forcën e rivalëve të vlerave tona në lindje.” tha ai.

 

Më tej, ministri Peleshi theksoi se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar një projektvendim lidhur me një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, që lidhet me ndryshimin e skenës së sigurisë sot.

Advertisement

 

“Projektvendimi lidhur me një marrëveshje mes SHBA e Shqipërisë, që lidhet me ndryshimin e skenës së sigurisë sot. Forcon dhe linjëzon qëndrimin tonë me politikën e SHBA, në raport me forcat e sigurisë të vendeve të tjera, që janë listuar nga SHBA si vende të papërshtatshme. Ne i bashkohemi SHBA për të mos pasur shkëmbim me këto forca”, theksoi ministri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy