Kokaina në qymyr/ Dyshohet se anijen “kolumbiane” ka ende drogë të fshehur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kokaina në qymyr/ Dyshohet se anijen “kolumbiane” ka ende drogë të fshehur

Pas zbulimit të rreth 60 kilogramëve kokainë në bordin e anijes me qymyr që vinte nga Kolumbia, policia po vijon kontrollet pasi dyshohet se sasia e drogës mund të jetë më e madhe.

 

Kjo, pasi anija është me hambar të dyfishtë. Për të pasur akses në të gjithë mjetin lundrues, agjentët e antidrogës po shkarkojnë ngarkesën me qymyr.

 

Advertisement

Ndërkohë, u shoqëruan në polici kapiteni rus si dhe gjithë ekuipazhi, të cilët mohuan të kishin dijeni për lëndën narkotike.

 

Ishin partnerët ndërkombëtar ata që njoftuan autoritetet shqiptare për drogën. Ende nuk dihet nëse kokaina kishte si destinacion final shqipërinë apo do të kalonte transit në vendin tonë përmes rrugëve tokësore.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy