Koncensionet dhe PPP-të/ Tabaku propozon katër ndryshime ligjore për kontrollin e kontratave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Koncensionet dhe PPP-të/ Tabaku propozon katër ndryshime ligjore për kontrollin e kontratave

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku propozoi sot katër ndryshime ligjore për kontrollin e kontratave për koncesionet dhe PPP-të. Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, Tabaku prezantoi hapin e radhës: projektligj me ndryshimet në ligjin për koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat.

 

Nga rritja e transparencës me publikimin e dokumenteve në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve/PPP-ve, tek rritja e përgjegjësisë personale tek punonjësit e administratës, forcimi i kontrollit të raporteve financiare e deri në rritje e skrupolozitetit të luftës kundër pastrimit të parave, janë këto ndryshimet ligjore që deputetja Tabaku propozoi për kontrollin e kontratave. Në fjalën e saj, deputetja nënvizoi se:

 

Advertisement

“Rasti i skandalit të inceneratorëve, rasti i check-up por edhe plot raste të tjera që janë denoncuar nga opozita dhe investigimet e medias kanë dëshmuar se sistemi dhe qeveria kanë çeduar që kemi propozuar të ndryshohen në Projektligjin që keni përpara jush”.

 

Për këtë, Tabaku vlerëson si element kyç transparencën, mungesa e së cilës, sipas saj ka prodhuar korrupsion e për rrjedhojë ka hequr mundësinë e kontrollit dhe llogaridhënies.

 

Advertisement

Për të shmangur problemin e krijuar ne kemi vendosur në fokus të ndryshimeve transparenca me publikun dhe detyrimi i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve si institucioni përgjegjës për Regjistrin e koncesioneve/PPP që të publikojë një listë të përcaktuar dokumentesh, parandalimi i dhënies me koncesion apo PPP të fondeve publike ndaj qytetarëve të dënuar apo ndëshkuar për një set veprash penale ku përfshihen përveç të tjerash, korrupsioni, mashtrimi dhe pastrimi i parave”.

 

Një tjetër element problematik i hasur gjatë analizës së ekspertëve ka qenë ajo e lidhur me zinxhirin e vendimmarrjes. Për këtë, Tabaku tha:  “Në projektligj kemi forcuar akoma më tej mekanizmi kontrollues duke shmangur sa më shumë fshehjen pas përgjegjësisë kolektive dhe parashikimin në mënyrë eksplicite të përgjegjësisë personale të çdo nëpunësi që merr pjesë në një procedurë për dhënien e një koncesioni/PPP; këto ndryshime përmbajnë edhe mjete mbrojtësi sikundër miratimin e një koncesioni vetëm pas votës unanime të gjithë anëtarëve, mbajtjes në çdo rast të një procesverbali i cili mbi të gjitha të përmbajë argumentet e anëtarëve që votojnë kundër”.

 

Advertisement

“Gjatë hetimit të disa koncesioneve dhe PPP-ve”,- deputetja e PD-së tha se- “gjatë qeverisjes socialiste janë vërejtur se në shumicën e rasteve operatorët ekonomikë në çështjet që më pas janë kthyer në etalonë skandali dhe investigimesh edhe të mediave, rezulton që të kenë raporte financiare dhe bilance që nuk përmbushin asnjë kriter ekonomik apo financiar për të përfituar miliona euro të buxhetit të shtetit. Prandaj, kemi kërkuar në projektligj detyrimin e çdo operatori ekonomik që të dorëzojë Raportin Financiar, i cili provon se gëzon kapacitetet e nevojshme për realizimin e projektit. Kjo nënkupton se operatori ekonomik duhet të zotërojë të paktën gjysmën e kapitalit të nevojshëm për realizimin e projektit si dhe burimet e ligjshme të kësaj shume, të cilat duhet të jenë deklaruar në organet publike dhe për të cilat janë paguar detyrimet tatimore. Autoriteti kontraktor me ndihmën e institucioneve ligj zbatuese të specializuara, kanë detyrimin e verifikimit të vërtetësisë së këtyre deklarimeve. Operatori ekonomik skualifikohet automatikisht nëse nuk arin të provojë burimin e ligjshëm të ardhurave”.

 

Sipas saj, ndryshimet teknike janë të domosdoshme për të menaxhuar dhe mbajtur nën kontroll koncesionet dhe PPP që buxhetit të shtetit i kushtojnë mbi 2 mld euro dhe që vlera e kontratave të tyre ka shkuar rreth 50% e PBB-së sipas FMN. Pasi shumica e kontratave koncesionare janë të tejmbushura me kosto të fryra, analizat e studimeve të fizibilitetit nga ana e KLSH por edhe ekspertëve të pavarur kanë vënë re se këto studime janë jo rrallë herë të stisura për të prodhuar kontrata që kanë kosto 3 fish më të larta se sa vlera fillestare dhe që më pas jepen pa garë e me paracaktim fituesi; ndërkohë që pas dhënies së tyre abuzimi vazhdon edhe më tej me fatura fiktive të paguara nga shteti.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy