“Kontribut jetik”/ Edi Rama dhuron gjak, së bashku me punonjësit e Kryeministrisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kontribut jetik”/ Edi Rama dhuron gjak, së bashku me punonjësit e Kryeministrisë

Kryeministri Edi Rama bashkë me punonjësit e Kryeministrisë i janë bashkuar sot nismës për të dhuruar gjak.

 

Përmes facebook, Rama ka publikuar pamjet nga ambjentet e Bankës së Gjakut.

 

Advertisement

Kjo nuk është hera e parë që Rama i bashkohet nismës së dhurimit të gjakut.

 

Në vijim, Kryeministri Rama i kërkoi ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi që të organizojë një fushatë informuese në institucione, mbi rëndësinë dhe përfitimet e dhurimit të gjakut.

 

Advertisement

 

“Me punonjësit e Kryeministrisë, si çdo vit për nismën e dhurimit të gjakut Miq, Le ta forcojmë zinxhirin e solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut. Një kontribut jetik për fëmijët talasemikë dhe të gjithë ata pacientë jeta e të cilëve në shumë raste varet nga vullneti ynë, po edhe diçka shumë e shëndetshme për trupin tone”- shkruan Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy