Kontrolle për qeset plastike, Kumbaro e Ibrahimaj paralajmërojnë masa ndëshkuese për shkelësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kontrolle për qeset plastike, Kumbaro e Ibrahimaj paralajmërojnë masa ndëshkuese për shkelësit

Një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit që ndalon përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, problemi është ende aty, veçanërisht në njësitë informale tregtare.

 

Për këtë arsye, qeveria paralajmëron masa të ashpra ndëshkuese për shkelësit e ligjit dhe jo më vetëm fushata sensibilizuese, siç u nis një vit më parë, për të kaluar në përdorimin e qeseve shumëpërdorimshe dhe të trastave.

 

Advertisement

MIRELA KUMBARO

MINISTRE E MJEDISIT DHE TURIZMIT

 

“Është koha sot, një vit mbrapa, të themi që me hyrjen në fuqi të ligjit, më 1 qershor të vitit të kaluar, jemi prapë në një situatë në të cilën duhet të forcojmë masat kontrolluese, koordinuese e ndëshkuese, por edhe për t’i bërë ato të njohura. Unë besoj që këto masa kontrolluese dhe ndëshkuese duhet të intensifikohen pikërisht në këtë moment, edhe për një arsye tjetër: Kemi një fluks shumë të shtuar të njerëzve që qarkullojnë në territor. Vetëm në muajin prill kemi 53% më shumë vizitorë të huaj sesa prilli i kaluar, që do të thotë se 2.8 milionë qytetarë shumëfishohen brenda javës në mënyrë progressive.”

Advertisement

 

Ministrja e Fincanave, Delina Ibrahimaj, kërkoi që në kontrolle të angazhohet edhe policia bashkiake, me qëllim zbatimin e plotë të ligjit.

 

DELINA IBRAHIMAJ

Advertisement

MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE

 

“Besoj që ka ardhur koha që të kemi një plan të detajuar të dytë. Ju keni operuar me një taskforcë të përbashkët, por mendoj që policia bashkiake të bëjë një plan kontrollesh me qëllim që të kemi mbulueshmëri sa më të madhe dhe pastaj në momentin që evidentohet një shkelje, ISHMT vjen dhe vendos penalitetin.”

 

Advertisement

Nga dhjetori deri në prill të këtij viti, Task Forca ka kryer 2500 inspektime në subjektet tregtare dhe janë marrë 7 masa administrative.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy