KQZ nuk e regjistroi në zgjedhje/ PD: Vendim politik, Celibashi bashkoi dy kërkesat qëllimisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
KQZ nuk e regjistroi në zgjedhje/ PD: Vendim politik, Celibashi bashkoi dy kërkesat qëllimisht

Përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa e ka cilësuar si politik vendimin e kryekomisionerit të KQZ, Ilirian Celibashi për të mos regjistruar këtë forcë politike në zgjedhjet lokale të 14 majit. Përfaqësuesi i PD deklaroi para mediave se Celibashi bashkoi me qëllim dy kërkesat për regjistrimin e PD, nga grupi “Alibeaj” dhe Basha, në mënyrë që të pengonte regjistrimin e këtij subjekti në zgjedhje

 

“Ku e ka që kryetari i Partisë merr akt individual? Në asnjë dispozitë. Komisioneri prej më shumë se 8 ditë mban pezull çështjen. Ka një afat 48 orë, KAS-i ishte i qartë. Ka vendimmarrje politike për të ndërhyrë drejtpërdrejtë në zgjedhje. Komisioneri është produkt i kësaj politike, komisioneri e di kujt i shërben, Ai i la vetes dhe PD 48 orë afat, u bë e qartë nga ana jonë se s’kishte asnjë problematikë nga dokumentacioni ynë. Ai e kishte për detyrim që pas kësaj ai të merret një vendim.  Është bërë me qëllim që komisioneri të dilte me vendimmarrje. Komisioneri bashkon dy kërkesa me një shqyrtim për të penguar PD të regjistroheshin. Ky shqyrtim i përbashkët është në dëm të PD. Komisioneri bëri akt politik.”- tha Sefa.

 

Advertisement

Në të njëjtën kohë PD ka bërë me dije se do të ankimojë ne KAS vendimin e KQZ. Kryekomisioneri Celibashi arsyetoi se dokumentacioni i paraqitur kishte mangësi themelore në autorizimin e delegimit të kompetencave për regjistrim të PD, nga Lulzim Basha.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy