Kreu i Komunës së Strumicës vizitë në Tiranë/ Kostadinov: “Keni kryebashkiakun më të mirë, shembull për t’u ndjekur!”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kreu i Komunës së Strumicës vizitë në Tiranë/ Kostadinov: “Keni kryebashkiakun më të mirë, shembull për t’u ndjekur!”

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po ecin krah për krah në rrugëtimin europian edhe në nivel lokal.

 

Një tjetër komunë, ajo e Strumicës, ka nisur një bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Tiranës këtë vit, ku kjo e fundit është edhe Kryeqyteti Europian i Rinisë.

 

Advertisement

Kreu i kësaj komune, Kostadin Kostadinov, u prit nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili nënvizoi se te kryeqyteti shqiptar do ketë gjithmonë një derë të hapur dhe një aletat drejt integrimit europian.

 

“Një kënaqësi e jashtëzakonshme sot që jam me kryetarin e Komunës së Strumicës. Shqipëria është një aleat i Maqedonisë së Veriut dhe ne besojmë fort se suksesi juaj është edhe suksesi ynë dhe anasjelltas. Edhe Kryeministri Edi Rama ka qenë një avokat i jashtëzakonshëm që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të shkojnë krah për krah, të ecin bashkë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Ndaj, jam shumë i lumtur që vendosim këtë raport të ri mes Strumicës dhe Tiranës. Te Tirana, te Shqipëria, te kryeministri ynë, te qeveria jonë, te bashkitë tona, do gjeni gjithmonë një aleat,” deklaroi Veliaj.

 

Advertisement

Ai shtoi se historitë e përbashkëta të qyteteve, sidomos me ato të banuara nga shqiptarë, kanë afruar më shumë dy vendet fqinje dhe janë një motiv për të çuar edhe më përpara bashkëpunimin mes tyre.

 

“Jetojmë në vende të ndryshme, por kemi kuptuar se bashkëjetesa është formula më e mirë për të ecur përpara. Edhe me vëllezërit tanë në Strumicë, në Shkup, në Dibër, në Gostivar, në të gjitha rajonet e Maqedonisë së Veriut, kemi kaq shumë histori njerëzore që janë më të rëndësishme se historitë politike dhe se marrëdhëniet mes shteteve. Ndaj, në emër të këtyre historive njerëzore, në emër të këtyre komuniteteve, duhet të jetojmë në harmoni. Nuk besoj se ka një vit më të mirë sesa 2022-shi, ku Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, që ne ta promovojmë këtë frymë të jashtëzakonshme bashkëpunimi,” tha Veliaj.

 

Advertisement

Nga ana e tij, kreu i komunës së Strumicës, Kostadinov, u shpreh i befasuar nga Tirana, e cila – tha ai – është një shembull për t’u ndjekur:

 

“Është nder për mua të jem në qytetin e Tiranës. Faleminderit që pranuat thirrjen tonë dhe na pritët si administratë e qytetit të Strumicës. Patëm shumë gjëra për të ndarë me Tiranën. Keni kryebashkiakun më të mirë në botë. Me atë që pashë, po, jam i impresionuar! Ai ka më shumë eksperiencë se unë, por gjithmonë është një shembull për t’u ndjekur. Kjo është hera ime e parë në Tiranë dhe sinqerisht jam i mahnitur me punën tuaj, me gjithçka keni bërë këtu. Mënyra si keni motivuar sektorin privat dhe mënyra se si e keni zhvilluar qytetin tuaj, është diçka që duhet ta ndajmë së bashku. Jam me të vërtetë i lumtur” deklaroi Kostadinov.

 

Advertisement

Veliaj i dhuroi në shenjë simbolike kryebashkiakut Kostadinov edhe Kullën e Sahatit të Tiranës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy