Krimi në 8 muaj/ Shkodra në vend të parë, e pasuar nga Tirana e Fieri. Gjithsej 44 viktima

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Krimi në 8 muaj/ Shkodra në vend të parë, e pasuar nga Tirana e Fieri. Gjithsej 44 viktima

Shkodra mbetet në krye si qarku më i goditur nga krimi dhe vrasjet, referuar ngjarjeve që kanë ndodhur nga data 1 janar deri më tani. Kryeqendra e veriut numëron 9 vrasje, ndërsa në vend të dytë vijon Tirana me 6 të tilla.

 

Edhe qarku i Fierit ka regjistruar 6 vrasje. Më pas renditet Vlora me 5 vrasje e Lezha me 4 të tilla. Ndërsa në Korçë janë shënuar 3 krime të rënda.

 

Advertisement

Ndryshe nga vitet e kaluara një ulje të vrasjeve gjatë këtyre 8 muajve kanë pësuar Elbasani dhe Durrësit ku deri më tani kanë në statistika nga dy vrasje për secilin qark.

 

Ndërsa Gjirokastra, Dibra dhe Kukësi deri tani nuk kanë shënuar asnjë vrasje.

 

Advertisement

Gushti rezulton të jetë muaji më i rënduar me ngjarje kriminale. Ai shënoi 13 ngjarje me 16 viktima. Nëse krahasohet me gushtin e vitit të kaluar, ku janë shënuar vetëm 4 vrasje, për këtë vit kemi 9 të tilla më shumë.

 

Në rang vendi, për 8 muaj në Shqipëri kanë ndodhur 38 vrasje me 44 viktima. Sa i takon zbulueshmërisë, policia ka zbardhur 25 vrajse, ndërkohë që po hetohen 13 të tjera. Problematike mbeten krimet e rënda ku përfshihen përplasja e bandave kriminale apo ato mafioze, krime që vijojnë të mbeten pa autor.

 

Advertisement

Mësohet se 10 nga krimet e këtij 8 mujori janë krime brenda familjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy