Kurban Bajrami festohet në rrethe, besimtarët falin namazin, urojnë njëri-tjetrin për më shumë mbarësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kurban Bajrami festohet në rrethe, besimtarët falin namazin, urojnë njëri-tjetrin për më shumë mbarësi

Kurban Bajrami është kremtuar ne te gjithe vendin. Qindra besimtarë mysliman të Shkodrës falen namazin e Kurban Bajramit në sheshin kryesor të qytetit. Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari ishte kritik në reagimin e tij mbi diskutimet që po bëhen në vendin tonë, mbi disa projektligje që i cilësoi shkatërrimtare për famijen.

Në një vend si Shqipëri, ku mysliman e të krishterë kanë ecur në rrugën e besimit, nuk mund të vijë një ditë që flitet për të tilla nisma tha Sytari.

Falja e namazit në Lezhë u bë në sheshin Gjergj Kastrioti, ku u bashkuan dhjetra besimtarë përfshirë dhe ata të komunitetit afgan të vendosur prej kohësh në Shëngjin.

Edhe besimtarët myslimanë në Elbasan pas faljes së Namazit, përcollën urimet e tyre dhe folën për rëndësinë e solidarizimit me njerëzit në nevojë.

Advertisement

Mesazhe për paqe dhe harmoni mes njëri tjetrit u përcollën edhe ne Fier.

Roli i familjes dhe mbrojtja e saj ishte kryefjala edhe e myftiut të Korçës pas faljes së namazit. Sipas tij festa si kjo afrojnë më së tepërti anëtarët e familjes me njëri tjetrin.

Besimtarët myslimanë kanë uruar njëri-tjetrin për begati.

Kurban Bajrami është kremtuar edhe në qytetet e tjera të vendit ku besimtarët kanë shpërndarë edhe ndihma për familjen në nevojë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy