“Kush është jashtë, nuk regjistrohet”/ Ministri Mazniku: Të dhënat do jenë pikë referimi për reformat e rëndësishme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kush është jashtë, nuk regjistrohet”/ Ministri Mazniku: Të dhënat do jenë pikë referimi për reformat e rëndësishme

Pas ndryshimeve të mëdha demografike të ndodhura që nga censi i fundit, pas 12 vitesh qytetarët dhe pasuritë e tyre të paluajtshme do t’i nështrohen rregjistrimit të rradhës.

 

E dhëna që do të prodhojë ky apel është në funksion të ndërtimit të politikave sociale e ekonomike për shqiptarët që gjenden fizikisht në vendin e tyre.

 

Advertisement

ARBJAN MAZNIKU

MINISTER I PUSHTETIT VENDOR

Të kemi mundësi që në mënyrë sistematike politikat publike që hartohen të jenë sa më të përshtatshme edhë në përputhje me popullsinë, edhe me elementë që kanë të bëjnë me ndarjen e buxheteve, sasinë e investimeve që shkon në një zonë apo në një zonë tjetër, me vendet ku ndërtohen shkolla, universitete lidhen ngushtësisht më numrin e banorëve, madje duke filluar që nga gjërat bazike, sa kosha plehrash duhen në atë lagje, sa ujë vjen në atë lagje, sa shpesh duhet të vijë autobusi, sa të mëdhaja duhet të jenë rrugët, sa do të jetë lëvizshmëria në nivel qendror por edhe në nivel lokal.

 

Advertisement

Mundësinë për tu rregjistruar do ta kenë vetëm ata qytetarë që ndodhen  fizikisht në Shqipëri. Për ata që për aryse pune apo arsimimi ndodhen përkohësisht jashtë vendit gjatë periudhës gjashtë javore nuk ekziston asnjë mundësi tjetër për t’iu përgjigjur apelit.

 

ARBJAN MAZNIKU

MINISTER I PUSHTETIT VENDOR

Advertisement

Një qytetar që është në emigracion sot për 3, 6 muaj apo dy vjet mbetet qytetar i Shqipërisë i rregjistruar në gjendjen civile. Nuk ka lidhje fare me ushtrimin e censit. Censis është një ushtrim që na këkron të bëjmë një inventar fizik të njerëzve që kemi në këtë moment kur behet censi këtu.

 

Në qershorin e vitit të ardhshëm censi do të zyrtarizojë popullsinë që jeton në shqipëri po aq edhe të dhëna të tjera që nga shpërndarja në qytet, fshat, grupmoshat, gjendjen ekonomike e deri te pasuritë që zoterojnë. Por sa afër të vertëtës do të jetë kjo e dhënë?

 

Advertisement

ARBJAN MAZNIKU

MINISTER I PUSHTETIT VENDOR

Kjo do të varet në mënyrë strikte nga gadishmëria e qytetarëve për të marrë pjesë sa më shumë në këtë proces. Në qoftë se pjesëmarrja e qytetarëve do të jetë në nivelet e duhura, atëherë nuk do të këmi asnjë diskutim për cilësinë e të dhënave. Nga vlerësimet paraprake që kemi, jemi ekzaktësisht në këtë situatë.

 

Advertisement

Në intevistën për Vizion Plus, Ministri i ri i Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku thotë se të dhënat e censit do të jenë pikë-referimi edhe për ndërmarrjen e reformave të rëndësishme në të ardhmen, siç është ajo territoriale.

 

ARBJAN MAZNIKU

MINISTER I PUSHTETIT VENDOR

Advertisement

Padyshim një nga temat që ia vlen të diskutohet është edhe raporti i popullsisë me territorin. Padyshim që është një nga të dhënat që do të ndikojë në atë vlerësim.

 

Me parrullën se rregjistrimi i popullsisë është një detyrë patriotike, Arbjan Mazniku e sheh të domosdoshme përfshirjen sa më të madhe të qytetarëve që në të ardhmen të kenë shërbime më të mira veçmas nga të zgjedhurit e tyre vendor./ Vizion Plus

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy