Kush konsiderohet një pagë dinjitoze në ditët e sotme?/ Eksperti flet me shifra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kush konsiderohet një pagë dinjitoze në ditët e sotme?/ Eksperti flet me shifra

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, paga mesatare në tremujorin e dytë të këtij viti arriti në 60 mijë lekë, ose e thënë ndryshe një rritje me 7% krahasuar me  të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

 

Sektori që ofron pagat më të mira, është sektori banker, ndërsa sektori më I keqpaguar është bujqësia dhe industria.

 

Advertisement

Por pavarësisht kësaj rritje, kush mund të cilësohet si pagë dinjitoze në Shqipëri?

 

Erald Pashaj, ekspert punësimi në E-Zone me moderatoren Rajmonda Lajthia deklaroi se paga për një jetë normale është 100 mijë lek për person.

 

Advertisement

Sipas tij, çdo pagë poshtë kësaj shifre, duhet të krijojë mundësinë e rishikimit.

 

“Që dikush të ketë një mirëqenie të jetojë mirë e të mos ketë probleme duhet të marrë 100 mijë lek të reja në muaj për individ. Burrë e grua duhet të kenë 200 mijë lekë të reja dhe nuk kanë problematika. Çdo pagë nën 100 mijë lekë në muaj duhet riparë që të bëhet diçka. Kjo është një pagë që kompanitë serioze duhet ta ofrojnë për stafin e kualifikuar dhe kjo bën diferencën midis punëdhënësit të mirë, punëdhënësit jo të mirë dhe të shkëlqyer”, tha Pashaj.

 

Advertisement

Eksperti shprehet se  bizneset duhet të krijojnë mundësinë për mbështetje financiare të punonjësit, për të pasur sipas tij më tepër produktivitet.

 

Pozicionet më të kualifikuara paguhen më shumë. Kjo ndodh për shkak të kërkesë-ofertës. Jo vetëm bujqësia, por edhe industria fasone është më pak e paguar. Ka një rritje në fason, ku nga 30 mijë ka shkuar në 40 mijë, por edhe kaq është një pagë mizerabël, nuk mund të bësh asnjë gjë. Edhe paga 60 mijë lekë është një pagë shumë e ulët. Ne jemi katërt nga fundi për pagat.

 

Advertisement

Bizneset e huaja përpiqen që të kenë një lloj mirëqenie. Sot tregu botëror nuk është që të japim një pagë dhe ai të bëj sikur të punojë dhe të shikojë gjithë ditën ora, se kur do shkoj 4 të largohet, sepse po u bë kjo ai nuk është i angazhuar në punë dhe ti jo vetëm nuk përfiton, por humb nga kjo.

 

Punëdhënësi është i interesuar që të ketë një mirëqenie për punonjësin e tij. Në momentin që ai është i interesuar, indekson çdo vit. Kurse bizneset vendase nuk e shikojnë si mirëqenien e punonjësit. Kur duan e shikojnë, ka raste individualisht, kur shikojnë interes atëhere e bëjnë një gjë të tillë”, tha Erald Pashaj.

 

Advertisement

Sipas të njëjtit, tre janë elementët e rritjes së pagave kohët e fundit. Së pari është kërkesë-oferta, së dyti publikimi i pagave dhe së treti largimi i forcës punëtore drejt vendeve më të zhvilluara.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy