Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për përjashtimin e Spiropalit, Bylykbashi: Tregues i qartë i dy standardeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për përjashtimin e Spiropalit, Bylykbashi: Tregues i qartë i dy standardeve

Deputetët e opozitës kanë dorëzuar pranë kuvendit kërkesën për përballje me kryeministrin Edi Rama në seancën e radhës plenare. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi shprehet se përfaqësimi i kryeministrit Edi Rama nga ministrja Elisa Spiropali është i papranueshëm. Kërkesa për përjashtimin e kësaj të fundit nga Kuvendi është rrëzuar.
Bylykbashi ka akuzuar se po përdoret një standard i dyfishtë kundër opozitës dhe ka kërkuar që deputetët e përjashtuar të jenë të pranishëm në Kuvend.

 

“Kërkuam që të përdoret i njëjti standard që është përdorur masivisht kundër deputetëve të opozitës. Është tregues i qartë i dy standarteve që kjo mazhorancë po përdor si dhunim ndaj deputetëve të opozitës me qëllim që të pengojnë praninë e deputetëve në sallë. Kemi kërkuar thjesht mbajtjen e mocionit dhe ngritjen e komisionit për çështjen ‘Mc Gonigal’. Vendimi i mazhorancës që të rrëzojë kërkesën tonë për përjashtimin e Spiropalit, është standart i dyfishtë. Edi Rama që përfaqësohet nga Spiropali është simboli i dhunës verbale. Nuk presim zgjidhje nga kjo gjë”-tha Bylykbashi.

 

Advertisement

Deputetët e opozitës kanë kërkuar mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Rama duke e akuzuar si të përfshirë në skandalin ‘McGonigal’.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy