Laboratori i drogës në Fier/ SPAK nxjerr detaje të reja, çfarë u sekuestrua nga operacioni i DEA-s amerikane dhe policisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Laboratori i drogës në Fier/ SPAK nxjerr detaje të reja, çfarë u sekuestrua nga operacioni i DEA-s amerikane dhe policisë

SPAK ka dalë në një konferencë për mediat në lidhje me operacionin që zbuloi një laborator droge ne Fier.

 

Prokuroi i çështjes Adnand Xholi tha se plehu artificial ishte ngarkuar që në muajin maj të këtij viti në Kolumbi, ndërsa sipas tyre porositësi ishte shqiptar.

 

Advertisement

Xholi tha se janë sekuestruar 15 mijë euro, 3 automatik, 3 pistoleta, 108 fishekë, 18 aparate celularë, 5 automjete, 20 paleta me 24 ton pleh artificial, brenda të cilit 430 kg kokainë, me vlerë 40 mln euro

 

“Kemi regjistruar që në fund të korrikut veprën penale për trafik të lëndëve narkotike. Ky procedim është hetuar në bashkëpunim të ngushtë me policinë e shtetit, BKH dhe disa agjenci të huaja ndërkombëtare dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet malazeze të drejtësisë.

 

Advertisement

Ekzistonin të dhëna se në maj 2022 në portin e Kolumbisë ishte ngarkuar një ngarkesë me pleh kimik, që do të shkonte në Pire Greqi dhe më pas në Mal të Zi i porositur nga një shtetas shqiptar.

 

Kanë vijuar hetimet dhe nga verifikimi që kanë bërë autoritetet shqiptare rezultoi se porositës i mallit ishte një shtetas shqiptar që kishte hapur një aktivitet tregtar në Shqipëri në 2022.

 

Advertisement

Pasi sasia me pleh ka mbërritur në Shqipëri janë kryer veprimet doganore.

 

U pa e udhës që të mos ndaleshin vetëm te porositësi, por dhe të organizatorët, bashkëpunëtorët. Nga ana e GJKKO janë autorizuar dhe janë pranuar kërkesat tona për arrestimin e 4 persona.

 

Advertisement

10 masa sigurimi janë ekzekutuar dhe 14 për kontrolle.

 

Janë sekuestruar 15 mijë euro, 3 automatik, 3 pistoleta, 108 fishekë, 18 aparate celularë, 5 automjete, 20 paleta me 24 ton pleh artificial, brenda të cilit 430 kg kokainë, me vlerë 40 mln euro” ka treguar Xholi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy