Lëkundjet e tërmetit/ Peleshi: Janë shkaktuar dëme të lehta në Bashkinë Klos, jemi në gatishmëri dhe kontakt me të gjithë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lëkundjet e tërmetit/ Peleshi: Janë shkaktuar dëme të lehta në Bashkinë Klos, jemi në gatishmëri dhe kontakt me të gjithë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar pas lëkundjeve të tërmetit që “shkundën” vendin mbrëmjen e sotme.

 

Në një postim në Facebook,  Peleshi shkruan se nga tërmeti janë shkaktuar disa dëme të lehta në Bashkinë e Klosit.

 

Advertisement

Ministria e Mbrojtjes është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha bashkitë në vend.

Reagimi i Peleshit:

Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë.

 

Advertisement

Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy